Testamenti (El-Vasijat)

Hazret Mirza Ghulam Ahmed alejhiselam nga Kadijani

PDF

Informacion i shkurtër:

Botimi i parë në gjuhën urdu: 24 dhjetor 1905
Botimi i parë në shqip: Prishtinë, 2011, © Islam International Publications
E përktheu nga origjinali: Samad Ghori
Redaktorë:
Rexhep Hasani, Muhamet Peci
Kopertina:
Leutrim Arfi
Botues:
Islam International Publications Ltd.
Islamabad, Sheephatch Lane,
Tilford, Surrey GU10 2AQ, UK
U shtyp në shtypshkronjën:
Gent.grafik, Tiranë

Përshkrim i librit:

Testamenti është shkruar në dhjetor të vitit 1905. Në këtë libër, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. ka përmendur shpallje e paralajmërime, të cilat tregojnë se vdekja e tij ishte afër. Gjithashtu, duke paratreguar për tronditjen që pëson një popull fill pas vdekjes së profetit të tij, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. i jep zemër e kurajë Xhematit dhe e njofton se praktika e hershme e Zotit është se Ai tregon dy fuqi të madhështisë së Tij: e para manifestohet me dërgimin e profetit dhe e dyta me vendosjen Kalifatit, ashtu siç Hazret Ebu Bekri r.a. e mbajti fenë e Zotit pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. në një kohë kur feja e Tij dukej se po thyhej. Në këtë mënyrë Hazret Mesihu i Premtuar a.s. paralajmëron vendosjen e Kalifatit pas tij me kushtet e ngjashme me ato të popujve të kaluar.

Veç kësaj, nën udhëzimin e Zotit të madhërishëm, për mbarëvajtjen e Xhematit dhe për ngritjen e nivelit shpirtëror të anëtarëve të tij, ai vendosi sistemin e testamentit (Vasijatit), në bazë të të cilit, anëtarët e Xhematit që dëshirojnë të hynë në të, të kontribuojnë të paktën me një të dhjetën e pasurisë së tyre për përhapjen e fesë Islame. Gjithashtu testamentbërësi, duhet të sjellë një ndryshim të qenësishëm shpirtëror në veten e tij për të krijuar lidhje të pashkëputshme me Zotin.

Hazret Mesihu i Premtuar a.s. parashikon zhvillim të jashtëzakonshëm të Xhematit dhe njëkohësisht edhe rënie të shumë tërmeteve dhe katastrofave natyrore në këtë botë, qofshin ato nga qielli apo nga toka.

no news in this list.

Information about Islam

Islam is the religion that represents the pinnacle of religious evolution.

muhammad 17



Muhammadsaw, a Messenger of God and Seal of the Prophets »

Information about Ahmadiyyat

The revival of Islam prophesied to unite mankind in the Latter Days.

hadhrat mirza ghulam ahmadi qadiani 02



The promised Messiah and Mahdi, Hadhrat Mirza Ghulam Ahmadas Qadiani »

Information about Khilafat

After Prophethood, Khilafat is the most important Institution in Islam.

hadhrat mirza masroor ahmad aba 13



Hadhrat Mirza Masroor Ahmadaba »
The Champion of Peace and Defender of Islam