Si duhet të veproni nëse bajrami vjen ditën e xhumasë?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Si duhet të veproni nëse bajrami vjen ditën e xhumasë?

Teolog, gjuhëtar dhe përkthyes

Hazret Ibni Abasi r.a. tregon:

Një herë gjatë kohës së Profetit Muhammed s.a. bajrami erdhi në ditën e xhumasë. Profeti s.a. udhëhoqi namazin e bajramit dhe më pas tha: Falja e bajramit është kompensim për faljen e xhumasë, prandaj, ai që nuk dëshiron të vijë në faljen e xhumasë, lejohet. Por ne inshallah do ta falim faljen e xhumasë në kohën e saj.[1]

Pra, në këtë rast ekziston leje për të mos falur namazin e xhumasë dhe atëherë duhet të falni namazin e drekës. Por ai që dëshiron t’i falë të dyja namazet, do të ketë shpërblim prej Zotit. Gjithashtu, në xhami është mirë të ketë organizim për të dyja faljet, në mënyrë që ai që dëshiron të marrë pjesë në to, të ketë mundësi ta falë edhe namazin e bajramit, edhe namazin e xhumasë.


[1] Sunen Ibni Maxha, el-xhuz el-euvel, kitab ikamatis-selah ues-sun-neti fiha, maxha’a fima idhexhtema’al eidani fi jeum.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp