Nevoja për të kërkuar besimin dhe xhematin e Zotit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
darul masih

Mars 1903

Një zotëri erdhi për herë të parë (në Kadian), të cilit Hazret Mesihu i Premtuar a.s. tha:

Shikoni, bota është vetëm për pak ditë. Askush nuk është i përjetshëm. Kjo botë dhe kjo madhështi dhe shkëlqim i saj nuk janë gjëra të përjetshme. Duhet që të kuptoni lëvizjen (xhematin) që ka themeluar Zoti i Madhërishëm në këtë kohë. Nëse ajo me të vërtetë është prej Zotit, çfarë fatkeqësie do të ishte për ju nëse do të qëndroni larg saj. Koha është e brishtë. Atë që bota duhet ta kuptonte, nuk e ka kuptuar dhe asaj që duhet t’i kushtonte vëmendje, atë e ka lënë pas shpine. Ishte e domosdoshme që njerëzit të kërkonin atë që do të vinte prej Zotit.

Shikoni se njerëzit sa shumë përpiqen për nevojat e kësaj bote dhe lodhen deri në vdekje për t’i arritur ato. Por besimi, vallë, a është një gjë kaq e pajetë, që nuk kërkon mundimin tuaj as sa të qëndroni disa ditë në një vend dhe të hulumtoni rreth Islamit?!

Një i sëmur shkon te mjeku dhe ky i fundit edhe sikur ta diagnostifikojë sëmundjen, sërish has shumë vështirësi për ta mjekuar atë. Nuk e kupton menjëherë se çfarë ilaçi t’i japë të sëmurit.

Nevoja e shpalljes (ilaham)

Njeriu edhe kur mbërrin në një qytet, ndien nevojë për të pyetur ndonjë udhërrëfyes që të arrijë në një destinacion të caktuar. Atëherë, si mundet që vetëm dogmat e njeriut të mund ta udhëzojnë atë për të gjetur rrugën e besimit dhe pëlqimin e Zotit?! A mundet vallë, që vetëm mendja tokësore të mund të jetë e mjaftueshme? Kurrsesi. Kurrsesi. Derisa Vetë Zoti i Madhërishëm nuk do t’ia tregojë njeriut rrugën e Tij dhe derisa Ai Vetë nuk do ta njoftojë atë për mundësitë që ia sigurojnë pëlqimin e Tij, ai nuk mund të bëjë asgjë.

Shikoni, derisa nuk bie shi nga qielli, edhe toka nuk nxjerr gjelbërimin e saj, edhe sikur farën ta ketë brenda. Madje, me kalimin e kohës, edhe uji i tokës shterohet. Atëherë, a është e mundur që toka shpirtërore të gjelbërohet e të lulëzojë, pa shiun shpirtëror? Kurrsesi. Nuk mund të bëhet asnjë gjë, përveçse me shpalljen (ilhamin) e Zotit.

Shikoni, shkencëtarët dhe shpikësit e mëdhenj që ka bota, për ditë zbulojnë e shpikin gjëra nga më të rejat. Shpikën telegramin, shpikën trenin dhe shënojnë arritje të tilla që mendja e njeriut befasohet. A ka ndonjë tjetër më inteligjentë sesa këta (shkencëtarë)? Por po këta njerëz me mendje, janë në gjendje që kanë marrë për Zot një njeri të dobët, që lindi nga barku i një gruaje si çdo fëmijë tjetër dhe, po si ata, kaloi një jetë me probleme e vështirësi, që hante e pinte dhe bënte çdo gjë tjetër që njeriu ka nevojë dhe që u gozhdua në kryq nga duart e hebrenjve dhe vdekjen e tij e konsiderojnë si shpëtim të tyre! Naivitet kaq i madh saqë edhe një fëmijë do të qeshte! Cila është arsyeja? Arsyeja është vetëm kjo që ata u mbështetën vetëm në mendjen tokësore dhe si një korb ranë mbi ndyrësnië.

Shikoni, kur njeriu i kërkon ndihmë Allahut, duke e kujtuar vetveten të paaftë, dhe nuk shpërfill, Zoti i Madhërishëm Vetë e ndihmon atë. Një mizë është ajo që bie në ndyrësi, kurse një tjetër është ajo që Zoti e ka nderuar aq shumë, saqë e gjithë bota ha mjaltin e saj. Kjo ndodhi vetëm nga përulja ndaj Zotit.

Andaj, është e nevojshme që njeriu në çdo çast të bëjë lutje:

besimi ne zotVetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. (Kurani Famëlartë 1:5)

dhe Atij t’i kërkojë ndihmë. Nëse e bën këtë, ai mund të bëhet pasqyrim i mrekullive të Zotit. Hëna kur gjendet përballë diellit, fiton dritë. Por sa më shumë që i shmanget atij, aq më shumë errësohet. E njëjta është gjendja e njeriut. Derisa ai do të mbetet te pragu i Zotit, duke kujtuar veten nevojtar të Tij, Zoti e ngre atë dhe e bekon. Por në çastin kur ai beson forcën e krahut të vetë, poshtërohet.

Nevoja për të qëndruar pranë Imamit

Për këtë arsye Zoti ka porositur

besimi ne zotQëndroni me të sinqertët! (Kurani Famëlartë 9:119)

Shoqëria ndikon, është fjalë e urtë. Prandaj, është e domosdoshme që njeriu edhe sikur të ketë dije, edhe sikur të ketë fuqi dhe madhështi, të rrijë para Imamit si një dërrasë e bardhë, që të marrë ngjyra të bukura. Rroba e bardhë merr ngjyrat qartë, kurse njeriu që mban zhulin e dijes dhe të vetvetes, nuk i merr ngjyrat siç duhet. Shoqërimi me të sinqertit (sadik) i jep zgjidhje njeriut dhe ai merr shenja të tilla, të cilat i dritësojnë trupin dhe i këndellin shpirtin.

(“Malfuzat” vëll. 5, f. 158-161)

Audio

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp