Lutja dhe duaja nga Kurani Famëlartë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Lutja dhe duaja nga Kurani Famëlartë

sexhde sexhdja namazi

Rreth lutjes dhe pranimit të saj, Allahu i Lartësuar në Kuranin Famëlartë, thotë:

Më thërrisni Mua, do t’ju përgjigjem. (El-Mumin 40:61)

Kur robërit e Mi të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjes së lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, (edhe robërit e Mi) duhet t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe të më besojnë Mua, që të jenë në rrugë të drejtë. (El-Bekare 2:187)

Thuaj: Zoti im nuk do t’ju përfillte, sikur të mos ishte lutja juaj. Por ju e keni përgënjeshtruar (mesazhin e Tij), prandaj dënimi për ju do të jetë i pashmangshëm. (El-Furkan 25:78)

Zoti juaj tha: Më thërrisni Mua, Unë do t’ju përgjigjem. Por ata që sillen me arrogancë ndaj adhurimit Tim, do të hyjnë në xhehenem të poshtëruar. (El-Mumin 40:61)

A ka më të mirë se Ai që i vjen në ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij dhe Ai ia largon mjerimin, dhe ju bën juve trashëgimtarë në tokë?! Vallë a ka ndonjë zot tjetër përveç Allahut?! Sa pak që reflektoni! (En-Neml 27:63)

Thuaj: Thirrni Allahun ose thirrni të Gjithëmëshirshmin, me cilin do emër që ta thirrni ju Atë, Ai ka emrat më të bukur. Gjatë namazit mos ngri zërin e as mos e ul shumë, por merr rrugën e mesme. (Beni Israil 17:111)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp