Kush është musliman sipas Kuranit dhe hadithit?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Kush është musliman sipas Kuranit dhe hadithit?

Teolog, gjuhëtar dhe përkthyes
kabe Haxhi umra

Sipas Xhematit Musliman Ahmedia, përkufizimi i muslimanit duhet të jetë ai që buron nga Kurani Famëlartë dhe nga thëniet e bekuara të Profetit Muhammed s.a.v.s. dhe çdo përkufizim tjetër, që i shton a pakëson diçka përkufizimit të dhënë nga këto dy burime autentike, nuk mund të jetë i vlefshëm.

Më poshtë, në lidhje me këtë temë të rëndësishme, do të paraqesim tri hadithe (thënie të Profetit Muhammed s.a.v.s.) autentike dhe një ajet përmbyllës.

Hadithi i parë:

Hazret Xhibraili a.s. në formë njeriu erdhi tek Profeti Muhammed s.a.v.s. dhe e pyeti:

kush eshte musliman-hadith 1“O Muhammed! Më trego rreth Islamit!”

Profeti s.a.v.s. i tha: “Islami është që të dëshmosh se nuk të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Allahut, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh gjatë ramazanit dhe të bësh haxhin e Shtëpisë (së Allahut), nëse do të kesh mundësi të shkosh deri atje”.

Xhibraili a.s. tha: “Ke thënë të vërtetën”.

(Sehabët thanë) Ne u çuditëm nga ai, sepse bënte edhe pyetjen dhe jepte edhe vërtetimin.

Më pas Xhibraili a.s. e pyeti: “Më trego rreth besimit!”

Profeti s.a.v.s. iu përgjigj: “Të besosh Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, ditën e fundit dhe të besosh caktimin e së mirës e të keqes”.

Xhibraili a.s. tha: “Ke thënë të vërtetën”.

(Sahih Muslim, kitab “El-Iman”, bab “Bejanul-iman vel-islam vel-ihsan”, hadithi nr. 8.)

Hadithi i dytë:

kush eshte musliman-hadith 2Një njeri me flokë të shpupurishur që ishte nga Nexhdi erdhi tek i Dërguari i Allahut s.a.v.s. Ne dëgjonim zhurmën e fjalëve të tij, por nuk e kuptonim. Por, pasi iu afrua të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., filluam ta kuptonim dhe ai e pyeste rreth Islamit.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. iu përgjigj: “Pesë namazet gjatë ditës dhe natës”.

Ai tha: “A kam ndonjë detyrim tjetër në këtë porosi?”

“Jo, veçse nëse dëshiron të shtosh diçka me dëshirë”, iu përgjigj Profeti s.a.v.s. dhe vijoi: “dhe agjërimet e muajit të ramazanit”.

Ai e pyeti: “A kam ndonjë detyrim tjetër në këtë porosi?”,

“Jo, veçse nëse dëshiron të shtosh diçka me dëshirë”, iu përgjigj Profeti s.a.v.s. dhe vijoi: “Zekati”.

Ai e pyeti: “A kam ndonjë detyrim tjetër në këtë porosi?”,

“Jo, veçse nëse dëshiron të shtosh diçka me dëshirë”, iu përgjigj Profeti s.a.v.s..

Ai u nis për t’u kthyer dhe thoshte: “Pasha Allahun! As nuk do të shtoj diçka në këto e as nuk do të pakësoj”.

I Dërguari i Allahut s.a. tha “Nëse ai tha të vërtetën, ka fituar”.

(Sahih el-Buhari, kitab “El-Iman”, bab “Ez-Zekatu minel-islami”, hadithi nr. 46.)

Hadithi i tretë:

kush eshte musliman-hadith 3“I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha:

“Ai që falet si ne, kiblen tonë e merr se kiblen e vet dhe ha mishin që therim ne, është musliman dhe është në përgjegjësinë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Prandaj, mos mashtroni në lidhje me përgjegjësinë e Allahut”.

(Sahih el-Buhari, kitab “Es-Salat”, bab “Fadli istikbalil-kibleti”, hadithi nr. 391.)

Ajeti i Kuranit Famëlartë:

Kurani Famëlartë, duke iu referuar gjendjes së luftës, edhe për ata njerëz të cilët thjesht thonë “selam”, nuk na lejon t’i themi “nuk je besimtar”, edhe pse dihet që në raste të tilla, edhe armiku mund të hiqet duke u treguar si besimtar. Zoti i Madhërishëm thekson se nëse nuk do të veprojmë në përputhje me këtë porosi dhe do të quajmë “jo-besimtar” kë të duam sipas gjykimit vetjak, para Zotit do të jemi ndjekës të pasurisë së kësaj bote. Për ta mbyllur këtë temë, le ta ndjekim ajetin konkret:

Kurani 4:95O ju që besuat! Kur të udhëtoni në rrugën e Allahut, sigurohuni, dhe ai që ju dërgon selam, mos i thoni: “nuk je besimtar”. Kërkoni pasurinë e jetës së kësaj bote, atëherë tek Allahu ka plot bekime. Kështu ishit ju më parë, pastaj Allahu ju ka bërë mirësi, prandaj, sigurohuni. Sigurisht, Allahu është i Mirinformuar për atë që bëni.

(Kurani Famëlartë 4:95)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp