Si duhet të përhapim Islamin e vërtetë në këtë kohë?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Si duhet të përhapim Islamin e vërtetë në këtë kohë?

COO Alislam.org
Islami i vërtetë

Në këtë kohë dhe epokë, Islami po sulmohet përmes mjeteve intelektuale. Përfundimi logjik është që edhe ju të luftoni në frontin ku po sulmoheni.

Njerëzit që kanë interesat personale dhe egoiste duan t’ju thonë se Islami dhe muslimanët po sulmohen përmes armëve fizike, gjë që nuk është e vërtetë. Njerëzve të tillë thjesht u duhet një justifikim që t’i devijojnë muslimanët e thjeshtë për etjen e tyre për pushtet edhe për interesat e tyre ekonomike. Kjo është një temë e gjerë dhe nuk është qëllimi i këtij shkrimi.

Në këtë shkrim, duam t’ju tregojmë një paraqitje të shkurtër se si Xhemati Musliman Ahmedia, nën udhëheqjen e shenjtërisë së tij, Mirza Masrur Ahmed, po përhap Islamin e vërtetë anembanë botës.

Një imazh flet më shumë se një mijë fjalë

Nëse doni t’i shpjegoni dikujt diçka, shpjegimi juaj mund të jetë më i fortë me anë të medias vizuale sesa pa të.

Nëse doni të shpjegoni Islamin e vërtetë, më së pari ju duhet të bëheni imazh i vërtetë i Islamit të vërtetë. Vetëm atëherë njerëzit do t’ju dëgjojnë dhe do t’ju ndjekin, përndryshe, do të nuhasin hipokrizi dhe veprat tuaja nuk do të jenë të bekuara.

“Punë-punë natë e ditë,
që të shohim pakëz dritë”. (N.F.)

Imagjinoni se si përgatiteni për një provim në shkollën a universitetin tuaj, ose nëse tanimë jeni në punë, sa mund dhe kohë investoni për klientët tuaj? Tani imagjinoni se sa shumë punë është e nevojshme për të përhapur mësimet e vërteta të Islamit.

Po, si mund të bëhemi imazh i vërtetë i Islamit të vërtetë?

Pyetjet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë për të gjetur përgjigje:

Këto janë pyetje themelore dhe që kërkojnë punë me pavonesë. Si do të doni të bindni dikë për diçka, për të cilën ju vetë nuk jeni të aftë? Thelbi është që juve ju duhet ta mësoni Islamin e ta praktikoni atë.

Si mundet që dikush që nuk ka dritë të mund t’i japë dritë tjetrit? Nuk është e mundur. Andaj, gjejeni dritën për vete, përpara se të përpiqeni t’ia jepni tjetrit.

Disa nga fushatat e bëra nga Xhemati Musliman Ahmedia

Tani do t’ju paraqesim një paraqitje të shkurtër për disa nga fushatat e bëra nga Xhemati Musliman Ahmedia për të përhapur Islamin e vërtetë.

Xhemati Musliman Ahmedia është një bashkësi ndërkombëtare brenda Islamit, që ka degët e saj në më shumë se 200 vende të botës. Ky Xhemat udhëhiqet nga Kalifi i kohës, shenjtëria e tij, Hazret Mirza Masrur Ahmed (Udhëheqësi botëror i Xhematit dhe Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Imam Mehdiut, për të cilin kishte parashikuar Profeti Muhammed s.a.v.s.).

Muslimanët për paqen

islami i vërtetë

“Muslimanët për paqen” mesazh në sheshin “Times” në Nju Jork, mesazh që shihet nga miliona njerëz

Çfarë ndodhi pas 11 shtatorit? Për shkak të një lufte politike, në të cilën emri i Islamit u keqpërdor, terroristët morën peng avionë komercialë dhe i përplasën me Qendrën Tregtare Botërore dhe Pentagonin, duke vrarë veten (që në vetvete është një mëkat i madh) dhe duke u marrë jetën njerëzve të pafajshëm.

Që nga ajo ditë muslimanët, që janë ndjekës të Profetit Muhammed s.a.v.s., profetit të mëshirës për mbarë njerëzimin, u shënuan si terroristë. Media e përhapi bujshëm këtë lajm dhe që nga ajo ndodhi, sa herë që terroristët, të cilitdo vendi qofshin, sulmuan ndonjë vend, Islami u vu në shënjestër si shkak i sulmit të bërë.

Xhemati Musliman Ahmedia mori iniciativën për të mësuar dhe për të theksuar vlerat themelore të Islamit (paqja, bashkimi, besnikëria dhe vëllazëria), si kundërpërgjigje të këtyre sulmeve mediatike.

islami i vërtetë

Tenda informacioni “Muslimanët për paqen” në Gjermani, duke i shpjeguar popullit gjerman rreth Islamit të vërtetë

Dhjetëra milionë fletushka janë shpërndarë dhe vijojnë të shpërndahen në mbarë botën për t’ua treguar njerëzve të thjeshtë mësimet themelore të Islamit.

Islami i vërtetë

Fushata “Muslimanët për paqen” në Shqipëri; duke shpjeguar muslimanët dhe jomuslimanët për Islamin e vërtetë

Islami i vërtetë

Fushata “Islami për paqen” duke iu shpjeguar muslimanëve dhe jomuslimanëve në Tokio të Japonisë

Kjo fushatë synon të informojë jo vetëm jomuslimanët për mësimet islame, por edhe muslimanët, e në veçanti të rinjtë muslimanë, për të parandaluar që ata të pësojnë ndonjë devijim nga të ashtuquajturit muslimanë, të cilët e keqpërdorin emrin e Islamit për interesat e tyre.

Kjo është një paraqitje e shkurtër që na jep ca pamje nga Shqipëria, Gjermania, Japonia dhe ShBA-të. Siç e thamë më sipër, fushata të tilla po vijojnë anembanë botës nga Xhemati Musliman Ahmedia, për të edukuar njerëzit në nivelin fillestar dhe për t’u dhënë atyre mesazhin dhe mësimet themelore të Islamit të vërtetë.

Muslimanët për jetën

Duke pasur parasysh ngjarjen e 11 shtatorit të ndodhur në ShBA, Xhemati Musliman Ahmedia i Amerikës filloi një fushatë për të nderuar viktimat e kësaj tragjedie, nismë e cila më pas u lançua edhe në shumë vende të tjera të botës.

Kjo iniciativë ishte më shumë sesa nderimi i njerëzve të pafajshëm që humbën jetën në sulmet e 11 shtatorit. Fushata ishte bazuar tërësisht në mësimet e Kuranit Famëlartë. Kurani Famëlartë thotë:

“Muslimanët janë populli që ka dalë për mbarësinë e mbarë njerëzimit” (Kurani Famëlartë 3:111)

Që do të thotë se muslimanët duhet të jenë populli më i mirë që do të bënte punët më të mira në botë. Një tjetër porosi e Kuranit është ajo ku thuhet:

nëse vret një njeri të pafajshëm, është njësoj sikur ke vrarë tërë njerëzimin; nëse shpëton jetën e një njeriu, është njësoj sikur ke shpëtuar tërë njerëzimin. (Kurani Famëlartë 5:33)

A keni menduar ndonjëherë për kërkesën që kanë spitalet për njësitë e gjakut? Si do të ishte e mundur për mjekët dhe personelin mjekësor të realizonin ndërhyrjet kirurgjikale, pa pasur njësitë e gjakut?

Shumë njerëz në botë vdesin për shkak të mungesës së njësive të gjakut. Jo çdo kujt i përmbushet nevoja, për shkak të emergjencës, por edhe për shkak se nuk i korrespondon grupi i gjakut.

Xhemati Musliman Ahmedia rregullisht organizon fushata për dhurimin e gjakut nëpër botë, duke ndihmuar organizatat humanitare shëndetësore si Kryqi i Kuq dhe spitale të ndryshme të botës. Këto fushata përveçse u japin mundësi anëtarëve të xhematit tonë për t’i shërbyer njerëzimit, bëjnë edhe sensibilizim në opinionin publik, dhe për këtë arsye, shpesh na bashkohen edhe njerëzit nga jashtë xhematit.

Në këtë mënyrë, këto fushata janë shembull i duhur për të punuar bashkë për kauzën e humanizmit. Nuk ka rëndësi se çfarë ngjyre ke; nuk ka rëndësi nëse je mashkull ose femër; nuk ka rëndësi se cilit shtet ti i përket. Ajo që ka rëndësi është që do të bashkëpunosh për të shpëtuar jetë njerëzish.

Dhuro gjak, shpëto jetë!

Islami i vërtetë

“Muslimanët për jetën” Program i dhurimit të gjakut, i organizuar nga Xhemati Musliman Ahmedia ShBA

Islami i vërtetë

“Muslimanët për jetën” Programi i dhurimit të gjakut në Capitol Hill, Uashington D.C., ShBA

Islami i vërtetë

“Muslimanët për jetën” – Konferencë për shtyp, informuese dhe motivuese për publikun.

Islami i vërtetë

“Muslimanët për jetën” i bashkohen nismës edhe amerikanë vendas për të ndihmuar njerëzimin.

Vetëm gjatë 2010-2014, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u organizuan 1074 programe të dhurimit të gjakut, në të cilat u dhuruan 39.477 njësi gjak, që përkthehet në shpëtimin e 118.000 jetë njerëzish!

Fushata për Islamin e vërtetë

Islami i vërtetë

“Fushata për Islamin e vërtetë”, fletëpalosjet që paraqesin mësimet e vërteta të Islamit

A dini se si disa të ashtuquajtur “liderë muslimanë” justifikojnë aktet e tyre dhe e keqpërdorin fenë për të motivuar muslimanët e thjeshtë, sidomos të rinjtë, vetëm për interesat e tyre?

Njëra prej strategjive të tyre është që ata marrin një udhëzim specifik dhe e përgjithësojnë atë.

Për shembull: Keni të drejtë të mbroni veten. Nëse dikush hyn në shtëpinë tuaj dhe tenton t’ju vrasë ju dhe familjen tuaj, pa dyshim që nuk do të rrini duarkryq e t’i bëni sehir, por do të bëni gjithçka që të mundeni për të mbrojtur veten dhe familjen.

Gjatë këtij luftimi, nëse sulmuesi lëndohet ose vritet (gjë që nuk duhet të jetë synimi juaj), atëherë do të dilni përpara gjyqit dhe mbroni veten duke treguar të vërtetën e ngjarjes.

Tani, ky “akt i dhunshëm” lejohet në një situatë shumë specifike, pra, kur jeta juaj dhe e familjes suaj sulmohet dhe kur nuk keni në dorë asnjë mundësi tjetër, përveçse t’i përgjigjeni sulmuesit me të njëjtën monedhë.

Të ashtuquajtur “liderë muslimanë” marrin pikërisht këtë situatë specifike dhe, duke përdorur influencën e tyre e përgjithësojnë atë tek muslimanët e thjeshtë. Ata thonë se vendet e tyre janë nën sulm dhe kanë nevojë të mbrohen.

Por ndal një moment! Si qenka kjo vetëmbrojtje? Çfarë u kërkojnë këta liderë të rinjve të tyre? Është kjo që vijon:

  • Mbuloje trupin me eksploziv
  • Shko në ndonjë vend publik, ku njerëzit mund të gjenden sa më shumë në numër
  • Vrite veten bashkë me sa më shumë njerëz që të mundesh

A kjo quhet vetëmbrojtje? Kjo është thjesht johumane dhe krejtësisht e ndaluar. Nëse je vërtet burrë, duhet të luftosh me ushtrinë që të sulmon, me ata njerëz që drejtpërdrejt ta kërcënojnë jetën.

Meqë ra fjala për vetëmbrojtje, për habinë tonë, Profeti Muhammed s.a.v.s. ka vendosur rregulla të rrepta edhe për këtë. Disa prej tyre janë si vijon:

  • Duhet të mbrosh natyrën.
  • Duhet të mbrosh fëmijët.
  • Duhet të mbrosh gratë.
  • Duhet të mbrosh njerëzit e moshuar.
  • Të lejohet të luftosh vetëm me ata që luftojnë kundër teje.

Në çdo sulm kamikaz, nuk zbatohet asnjë nga këto pika. Andaj, ajo në asnjë mënyrë nuk mund të jetë Islami i vërtetë.

Kjo ishte vetëm një aspekt që trajton kjo fushatë. Fushata e Islamit të vërtetë merr 11 argumente kryesore të të ashtuquajturve “liderë muslimanë”, që ata i përdorin për t’i justifikuar interesat e tyre të ulëta dhe u përgjigjet atyre argumenteve, duke dhënë kuptimin e vërtetë islam të tyre.

Synimi është që të informojmë të rinjtë muslimanë nga njëra anë, dhe nga ana tjetër të përmirësojmë opinionin publik jo-musliman që ata e kanë, për sa u përket mësimeve të Islamit.

Fushata e Islamit të vërtetë jep botëkuptimin e saktë islam të këtyre 11 pikave:

  1. Islami i vërtetë dënon të gjitha format e terrorizmit.
  2. Islami i vërtetë beson në një xhihad pa dhunë, atë të reformës vetjake dhe të argumentit.
  3. Islami i vërtetë beson në barazinë, edukimin dhe fuqizimin e gruas.
  4. Islami i vërtetë përkrah lirinë e ndërgjegjes, të fesë e të fjalës.
  5. Islami i vërtetë përkrah ndarjen e xhamisë nga shteti.
  6. Islami i vërtetë beson në besnikërinë ndaj atdheut.
  7. Islami i vërtetë përfshin Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.
  8. Islami i vërtetë beson në të gjitha vargjet e Kuranit dhe ndalon gënjeshtrën.
  9. Islami i vërtetë pohon që shpëtimi nuk duhet të bëhet monopol i njerëzve apo i ndonjë feje të caktuar.
  10. Islami i vërtetë beson në nevojën për një lidership të muslimanëve të bashkuar.
  11. Islami i vërtetë hedh poshtë konceptin e Mehdiut të dhunshëm e gjakatar.
Islami i vërtetë

“Fushata për Islamin e vërtetë”, Intervistë nga CNN – Zëdhënësi i Xhematit Musliman Ahmedia duke shpjeguar Islamin e vërtetë

Islami i vërtetë

“Fushata për Islamin e vërtetë”, Intervistë nga FOX – Përfaqësues i Xhematit Musliman Ahmedia duke shpjeguar Islamin e vërtetë

Islami i vërtetë

Libri “The Wrong Kind of Muslim” shpjegon se si të ashtuquajtur “liderët muslimanë” i ngatërrojnë muslimanët e tjerë

Ndërtimi i xhamive

Njëri prej objektivave kryesorë të Xhematit Musliman Ahmedia është edhe ndërtimi i xhamive, sepse me anë të tyre përmbushet qëllimi kryesor i krijimit të njeriut, ai i adhurimit të Zotit të Vetëm.

Vetëm gjatë periudhës korrik 2015 – qershor2016 ky xhemat ka sjellë 299 xhami të reja, 120 prej të cilave i ka ndërtuar vetë, kurse 179 i ka marrë të gatshme. Elhamdulil-lah (Lavdia është e Zotit!)

Ndërtimi i xhamive sidomos në Perëndim kërkon shumë punë paraprake. Së pari, njerëzit jomuslimanë nuk binden lehtësisht se ndërtimi i një xhamie në qytetin e tyre do të thotë ndërtim i një shtëpie të paqes. Kjo për shkak të opinionit të gabuar që është krijuar në përgjithësi ndaj Islamit. Së dyti, për arsye se shpenzimet janë relativisht më të mëdha sesa që mund të jenë në vendet e Lindjes.

islami i vertete

Xhamia “Hatixhe” në Berlin, e ndërtuar vetëm nga kontributet e grave ahmediane, të cilat dhanë 1.7 milionë Euro.

Kështu, aty ku ahmedianët duan të ndërtojnë një xhami në Perëndim, shpesh atyre u duhet të shkojnë derë më derë për të diskutuar me njerëzit që xhamia është një burim i paqes. Bëhen programe të ndryshme informuese në mbarë atë qytet ose qytezë, në të cilat ftohen njerëzit vendas për të ndarë mendimin e tyre rreth ndërtimit të xhamisë.

Pas të gjitha këtyre përpjekjeve, kur njerëzit vendas qetësohen dhe binden që Islami i këtyre njerëzve është vetëm paqe, atëherë Bashkia jep lejen e ndërtimit.

xhamia

Hazret Mirza Masrur Ahmed, Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia duke vënë gurthemelin e një xhamie në Frankenthal të Gjermanisë.

Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia përuroi xhaminë në Japoni, në nëntor të vitit 2015

Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia përuroi xhaminë në Japoni, në nëntor të vitit 2015

Ahmedianët xhamitë e tyre i ndërtojnë me shpenzimet e tyre. Këto kontribute janë përveç sakrificave të tyre financiare që ata i bëjnë rregullisht muaj për muaj për përhapjen e Islamit të vërtetë anembanë botës. Vetëm gjatë këtij viti, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, gjatë udhëtimit të tij në Gjermani në muajin gusht – shtator, përuroi dy xhamive të reja dhe vuri gurthemelin e dy xhamie të tjera në qytete të ndryshme të Gjermanisë. (Një raport i këtyre katër xhamive gjendet në këtë link).

Vetëm në Gjermani, Xhemati Musliman Ahmedia deri më tani ka ndërtuar rreth 50 xhami. (Ja një listë të këtyre xhamive) Tashmë të gjitha ato njihen si vatrat e paqes në shoqërinë gjermane. Lavdia është e Zotit!

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp