Interesi dhe vërejtje mbi “Krizën e Kredisë” (Credit Crunch)
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Interesi dhe vërejtje mbi “Krizën e Kredisë” (Credit Crunch)

Poshtë shënim mbi Krizën e Kredisë, 2009:

 E ashtuquajtura “Kriza e Kredisë” globale (e përcaktuar si “një sasi e munguar e theksuar e parasë apo kreditit”) mendohet në përgjithësi të ketë “filluar” më 9 gusht të vitit 2007, kur shifrat shqetësuese nga Banka Franceze Paribas BNP ngritën koston e kredisë dhe zgjuan komunitetin financiar për një seriozitet më të madh të situatës (shiko timeline të detajuar të BBC-së në htp\\news.bbc.co.uk\1business\7521250.stm).

Përfund kësaj kishte pasur një ngritje në normat e interesit të Shteteve të Bashkuara ndërmjet viteve 2004 dhe 2005 nga 1% në 5.35% që rezulton në nivelet e larta të mospagimit  në kufi të “këstit të kredisë”, që do të thotë, kufi i rrezikut të lartë të tregut të shtëpive të banimit. Nga që kreditorët hipotekorë kishin shitur borxhet e tyre nëpërmjet fondeve të investimeve private të siguruara në institute të tjera financiare, si pasojë e pa përgjegjësisë, huadhënia u përhap me shpejtësi përmes sistemeve bankare, veçanërisht në Perëndim, duke qene se çmimet e shtëpive filluan të bien dhe vlera themelore e pasurisë së paluajtshme që përforconte borxhet u bë negative. Kur Paribas BNP u tha investitorëve të saj se ata nuk do të mund të tërhiqnin para nga dy prej fondeve të tyre për shkak të një “zhdukje të plotë të likuiditetit”, ishte nisja e një efekti domino, që i detyroi qeveritë të ndërhyjnë dhe të evitojnë vërshimet potencialisht katastrofike në bankat kryesore.

Nga perspektiva e kumtesës tonë mbi fajdenë, të cilën ne tani e rishikojmë sërish më shumë se një dekade pas publikimit të saj të parë me 1998, ne e konstatojmë atë udhëzuese për të  pasqyruar sesa larg mund të shtrihen probleme të tilla në përgjegjësinë e një sistemi bankar të bazuar te interesi. Interesimi i plotë është përtej qëllimit tonë aktual, por në këtë poshtëshënim ne do të kufizohemi të bëjmë tri vërejtje të shkurtra.

E para, kriza e kredisë ishte pasojë e një projekti krediti paraprirës në mënyrë të pashmangshme shpërthyes. Ne disa vende Perëndimore, përfshirë Britaninë dhe Amerikën, qeveritë kishin çrregulluar agjencitë financiare në një nivel ku huadhënia e pa përgjegjshme u bë gjendje normale. Për shembull, në Britani, gjatë tërë vitit 2008, ishte e lehtë për njerëzit të merrnin hua hipotekare në vlerë të 120% të vlerës së pronës duke pasur vetëm pak kërkesa. Çmimet e pasurisë po ngriheshin befas, ekonomia globale po lulëzonte dhe kujdesi tradicional bankar po shpërfillej. Njerëzit ri-hipotekonin shtëpitë e tyre për të shlyer borxhet e kartës se kreditit, që mbanin norma shumë të larta të interesit, dhe që u ishin shitur atyre nga një marketing agresiv. Njerëzit kishin filluar të besonin se vlerat e shtëpive gjithmonë në rritje, dhe kohët e mira ekonomike do të krijonin gjithnjë vlera pasurie që do t’ua kalonin vazhdimisht detyrimeve të tyre. Duke mos e larguar këtë ide, huadhënësit drejtues e shfrytëzuan atë. Stafi City [Komuniteti Financiar Britanik] u shpërblye me shtesa të mëdha “si për persona të pasur” të bazuara në madhësinë dhe sasinë e huave të dhëna. Shqetësimeve rreth vlerës së përgjithshme të aksioneve të portofolit të kredisë së tyre u ishte mbyllur goja përmes sigurisë – shitjes dhe përhapjes nga rreziku në tregjet që vlojnë në mënyrë spekulative.

Ndërsa kushdo luante lojën dhe normat e interesit mbetën të ulura, sistemi dukej të funksiononte. Ai arriti mundësi investimi me shpërblime te larta.  Por duke qenë se normat e interesit të Shteteve të Bashkuara u ngritën në një përpjekje të nevojshme  për të neutralizuar ­efektet ekonomike të pa menduara të inflacionit të çmimit të shtëpisë, pasojat e blerjes në një sistem kamatar dhe të nxitur nga lakmia filluan të kuptoheshin plotësisht. Normat e mosplotësimit të borxhit arritën pikat e krizës. Ata që ishin në gjendje ta shikonin atë duke ardhur, kryesisht pasanikët dhe të mirë-këshilluarit që kishin një variacion më të madh të opsioneve financiare të hapura për ta, ishin në gjendje të dilnin nga balta në kohë. Ata që ishin kapur me pak zgjedhje nëse donin të blinin një shtëpi për të banuar në të, ishin shtrënguar,  të lënë shumë familje të reja tani në luftë për të shlyer borxhet me qenë se vlerat e shtëpive të tyre ranë në  vlera negative të kapitalit fillestar. Siç vëren media me të drejtë, fitimet e Wall Street-it janë humbjet e Main Street-it, me efekte negative të spekulimit financiar të kaluara në shoqërinë si e tërë.

Nga kjo, ne mund të mësojmë se një ekonomi që kanonizon lakmi, instalon gati dobësi katastrofike që godasin përfundimisht më rëndë të varfrin.

Argumenti ynë i dytë është se globalizimi ndërsa krijon pasuri të mëdha ekonomike të reja nga tregtia e çrregulluar, ka pakësuar elasticitetin [ose aftësinë ripërtëritëse] në sistemin financiar botëror. Barrierat mbrojtëse ndërmjet ekonomive të vendeve të ndryshme që po mbaheshin në vend nga masat si kontrollet në transaksionet me monedhën e huaj, në thelb u braktisën në vitet që pasuan ekonominë “politike e tregut të lirë” të Reganit dhe Theçerit. Të lehtësuar nga planifikimi i prodhimit të kompjuterizuar dhe kontrollit të gjendjes së mallit, ide të reja të sistemeve tregtare të furnizimit në kohë me fitim maksimizuan efiçencën ekonomike. Por këtu kishte një kosto të fshehtë. Kjo gjithashtu zvogëlonte elasticitetin [aftësinë ripërtëritëse] qe lejon ngecja në zinxhirët tepër të ndërvarura të furnizimit. Pa ngecje rrjetet e furnizimit, si sistemet socio-ekologjike në të cilat ato varen, bëhen të brishta. Ata bëhen të prira për t’u thyer dhe të përthyhen kur vendosen nën trysni. Dhe për një sistem furnizimi ekonomik të bazuar monetarisht, një bankë e zbrazur nga likuiditeti, është si një makinë që befas ka mbetur pa vaj. Pa lubrifikim motori vërtitet deri në një ndalesë të beftë. Ja sepse më 2008 qeveritë lanë opsionin e vetëm të nxirrnin nga balta bankat.

Kjo humbje e elasticitetit është ajo çka dallon situatën aktuale prej shembjes së bankave të 1920-ës. Atëherë, shoqëria dhe veçanërisht prodhimi i ushqimit të saj ishte më pak i industrializuar. Njerëzit jetonin më afër me tokën. Shërbimet më thelbësore si prodhimi i ushqimit ishin produkte lokale për konsum lokal. Por sot, zinxhirët themelore të furnizimit janë të gjatë, shpesh globalë, dhe si pasojë subjekt të tregut ndërkombëtar dhe trilleve financiare. Një shikim i shpejtë i pasojave të një varësie të tillë mund të shihet nga ajo që ndodhi në Britani në shtator të vitit 2000, kur shoferët e kamionëve cisterne bënë grevë. Brenda pesë ditëve, blerja në panik boshatisi disa rafte të supermerkatove dhe media përcolli raporte sporadike të luftimit në arkat e pagesave. Qeveria e Blerit, duke iu trembur një shqetësimi civil, kapitulloi. Aplikuar në situatën më 2008, ne mund të pyesim, mund të kishte shpërthyer më shumë shqetësim, nëse dështimi bankar kishte rezultuar në humbje të beftë të lubrifikimit financiar me efektet e saj logjike të menjëhershme e të pa menduara?

Ne mund të mësojmë prej kësaj se rre-ziqet janë shumë të larta për qeveritë për të larë duart e rregullimit të ekonomive moderne. Të çliruara [nga prangat] tregjet e lira ekspozojnë strukturën e vërtete të shoqërisë civile ndaj ligjit të xhunglës në një ditë të keqe. Tregjet e çrregulluara rastësisht mund të jenë vetëm dukuri të përkohshme, si shpërndarje e picës së lirë. Për arsye të natyrës së tyre abstrakte, të bazuar në konfidencë – fjala do të thotë “besim bashkërisht” – tregjet financiare janë përherë e më shumë të paqëndrueshme. Paturpësia me te cilën projektuesit financiarë apo më mirë, tregtarët, u përpoqën të përhapnin rrezikun duke krijuar “produkte” derivate të nxitura së fundi nga normat hipotekore të interesit dhe efektit të tyre në vlera pasurie zbulojnë një rrënim masiv të përgjegjësisë. Ky rrënim ndodhi sepse besimi devijoi lidhjen e interesit të drejtpërdrejtë në asete të prekshme në lidhjet abstrakte financiare që mund të ndodhë shumë herë të largohen dhe të dobësohen nga realiteti në vend. Derivate të tilla ishin bërë anije fantazie. Të lira nga spirancat, ato enden kot, pa koordinata në pika referimi të realitetit derisa të godasin shkëmbinjtë.

Vërejtja jonë e tretë është se shumë njerëz pyesin nëse “kriza e kreditit” (termi tingëllon çarmatosës si një paketë ushqimi mëngjesi, me një dhuratë të lirë brenda), sinjalizon “fundin e kapitalizmit”. Përkundrazi, ne mendojmë se kjo paraqet vetëm një spazmë ciklike në procesin me anë të të cilit kapitalizmi periodikisht ristrukturon vetveten në një përplasje që më shumë dëmton të dobëtin. Pasoja e humbjeve të punës dhe rizotërimet në tregun e shtëpive janë të tilla që disavantazhet relativisht, tani të ngarkuara shumë me vlerë negative, do të detyrohen për të punuar më shumë me afat të gjatë për të shlyer borxhet, duke përfshirë dhe pjesën e tyre të borxhit kombëtar që do të paraqitet në ngritjen e taksave. Si i tillë, kreditorët – shume prej limaneve të tyre të taksave në det të hapur – ruajnë dhe rikonsolidojnë një kapje që ata nuk do ta kishin pasur nëse pjesëmarrja e tyre në proces të kishte qenë përmes ndarjes së rrezikut të interesit të pronësive, si me parimet bankare Islamike. Këta investitorë në të ardhmen, do të jenë njerëz që gjejnë veten ne një pozitë të kaparosin kapitalin e shtëpive të riposeduara (që do të thotë, faliment) dhe në këtë mënyrë shtrëngojnë krahët e tyre në të ardhmen si rentierë te ata që kanë humbur. I varfri relativisht do të detyrohet të punojë akoma më fortë mbi një punë rutine që dëmton jetën familjare dhe bashkë me të, dobëson strukturën e ardhshme të shoqërisë.

Kapitalizmi mund të kuptohet në nivele të ndryshme, nga tregtia e ndershme dhe aktiviteti sipërmarrës gjatë gjithë versionit të tij kazino të përparuar Anglo-Amerikan. Në këtë të fundit, roli i parasë pëson një ndryshim. Ai ndryshon nga roli i tij parësor si një mjet i regjistrimit dhe lubrifikimit të shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve. Ai kërkon në rend të dytë cilësi abstrakte qe janë spekulative. Këtu paratë vetëm gjenerojnë më shumë para, dhe parimi i fajdesë –  duke e përcaktuar atë si hua paraje në norma vërtet pozitive të interesit (d.m.th. norma më te mëdha sesa duhet për të mbuluar inflacionin dhe rrezikun) është motori i brendshëm nxitës i këtij sistemi.

Megjithatë ne besojmë se kapitalizmi në një formë apo tjetër është këtu për të qëndruar, “kriza e kreditit” mund të arrijë në histori si sfida më serioze ende në kapitalizmin spekulativ të përparuar financiarisht. Që këtej elektoratet dhe qeveritë e tyre duhet të japin me shumë mendim të pjekur ndaj parimit oligarkik të lejimit të aq shumë pushteti dhe hapësire ndaj aksionareve dhe analistëve të tyre financiarë, motivimi i investimeve të të cilëve është thjesht për të “spekuluar në fonde [ose tregje].”

2009 ka të ngjarë të shënojë pikën në të cilën lavjerrësi fillon të lëkundet pas në tregjet më të rregulluara fuqimisht nga ana financiare. Siç del e qartë, kjo qasje është tërësisht e qëndrueshme me filozofinë e ikonës së ekonomistëve Adam Smithin (që ishte mbi të gjitha një “filozof moral”) dhe John Maynard Keynes (që paralajmëroi rezikun ndaj aktiviteteve spekulative). Për ironi, këto janë cituar shpesh nga fundamentalistët e tregut neo-liberal në mbështetje të qëndrimit të tyre çrregullues ekonomik. Secili prej nesh, që ka marrë pjesë me dijeni në ekonominë kazino të lidhur me fajdenë, ndan përgjegjësinë për atë që ka ndodhur. Ndërsa asnjë nga autorët aktualë të kësaj teme nuk është mysliman, ne nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse të sjellim ndërmend hadithin islamik (thënien e Profetit Muhammed s.a.v.s.) që deklaron: “Marrësi i fajdesë, dhënësi i saj, shkruesi i dokumenteve të saj dhe dëshmitari janë njëlloj pjesëmarrës ne krim.” Për ta vënë atë në gjuhën e feve të tjera Abrahamike, ne kemi adhuruar perëndinë e pasurisë në faltoren e Mammonit. Mammoni tani është shndërruar në Moloch, perëndia gur i zbrazur i mbushur me zjarrin e Biblës Hebraike. Në prehrin e tij fëmijët me sa duket ishin sakrifikuar… dhe kjo, në emër të idhujtarisë duke kërkuar progresin ekonomik të së ardhmes.

Përmes lenteve të kësaj metafore “kriza e kreditit” duhet si “kriza e ndryshimit të klimës” të kuptohet shpirtërisht, ose në kuptimin e vlerave të qëndrueshme. Është lakmia jonë e konsumit që ka shkaktuar problemet që përballen tashti. Cilado qofshin bekgraundet tona fetare, nëse ka ndonjë, krizat e kohëve të tanishme mund te shihen si një thirrje për zgjim shpirtëror dhe të bazuar në vlera. Si i tillë,  modernizmi mund të këtë diçka për te mësuar nga të lashtët.

Përktheu: Çapajev Zera

Image: Courtesy of  Mike Bitzenhofer; Under the Creative Commons.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp