Edukimi i fëmijëve në Perëndim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
femijet perendimi

Hyrje

kurani - femijet“O Zoti ynë! Na bëj të bindurit e Tu dhe, edhe prej pasardhësve tanë, bëj një popull të të bindurve të Tu, na trego mënyrat e adhurimeve dhe sakrifikimeve tona dhe na prano pendimin duke na mëshiruar. Me të vërtetë, Ti je Pendimpranuesi, Mëshirëbërësi!” (El-Bekare, 129)

Me këtë lutje Allahut iu kishte drejtuar Hazret Ibrahimias dhe i biri i tij Hazret Ismailias pasi e kishin ndërtuar Qaben për të adhuruar  Zotin, Një dhe të Vetëm. Në lutjen e tyre ata nuk i kërkonin Zotit përparimin shpirtëror vetëm për ta, por edhe për pasardhësit ekzistues dhe për ata të ardhshmit. Kështuqë bekimet e kërkuara nga Zoti, ata nuk i kufizuan vetëm në qeniet e tyre, por i përfshinin edhe pasardhësit e tyre.

Me të vërtetë, Zoti nuk na fton në mënyrë të përsëritur në Kuranin e shenjtë që vetëm ne të jemi të drejtë e të devotshëm, por që të kujdesemi edhe për shpëtimin shpirtëror të familjes sonë, ashtuqë edhe ata të jenë gjithashtu njerëz të drejtë e të devotshëm, në mënyrë që të shpëtojnë nga zjarri i xhehnemit. Ne lidhje me këtë në ajetin 7 të  sures Al-Tahrim thuhet:

O ju besimtarë, ruajeni vetën dhe familjen tuaj prej zjarrit, lëndë djegëse e të cilit do të jenë njerëzit dhe gurët. Atë e ruanjë engjëjt e rreptë e të ashpër, të cilët nuk e kundërshtojnë urdhërin e Allahut dhe vepronjë ashtu siç urdhërohen.

Pra, të kujdesesh që pasardhësit të jenë robër të druajtur e të bindur ndaj Zotit, të cilët i përmbushin si të drejtat ndaj Allahut, poashtu edhe të drejtat ndaj krijesave të Tij, është një urdhër nga Zoti.

Në lidhje me këtë temë Mesihu i Premtuaras shpjegon:

Ndihma e Zotit është me ata të cilët përparojnë në vazhdimësi në punë të mira dhe që nuk mbetën në një vend, dhe këta janë ata që do të kenë një fund të mirë. Ne kemi parë që ka disa njerëz të cilët kishin një etje dhe një elan të madh dhe të cilët ishin shumë të pasionuar, por të cilët pastaj mbetën në një vend pasi ata njëherë kishin mbërritur  larg. Ata zakonisht nuk gjejnë një fund të lumtur. Allahu na mëson në Kuranin e shenjtë lutjen: “ …Dhe bëje që edhe bashkëshortja ime dhe pasardhësit e mi të jenë prej të drejtëve (Al-Ahkaf, 16)” Paralel me përpjekjet dhe lutjet tona për përmirësimin shpirtëror ne duhet të lutemi edhe për fëmijët tanë dhe gruan .(Malfuzat, vëll. 5, faqe 456-457)

Githashtu Hazret Kalifi i dytëra shpjegon:

 “Nëse prindërit i edukojnë shumë mirë fëmijët e tyre, dhe bëjnë përpjekje të mëdha që dëlirësia e tyre të mos mbetet vetëm tek ata, por ajo të përcillet nga gjenerata në gjeneratë, atëherë ata do të jenë në gjendje të krijojnë një trashëgimi të tillë të vlefshme që do të jetë arsye që Islami dhe Profeti i shenjtësavs të mburret me të. Fatkeqësisht ka pak njerëz të cilët kujdesen në mënyrë të duhur për t’i edukuar  fëmijët e tyre. Ata vetë janë të druajur, kanë virtyte të larta, janë të kujdesshëm dhe të dashur, përpiqen për të fituar dije dhe për të garuar në punë të mira, por ata nuk janë në dijeni se ata duhet t’ua përcjellin këto veti të mira pasardhësve të tyre. Sigurisht se disa veti trashëgohen te pasardhësit, mirëpo një trashëgimi cilësore është e lidhur ngushtë me një edukim cilësor. Është detyra e një besimtari që të mos jetë neglizhent në këtë drejtim.”(Tafseer-e-Kebeer, vëll. 9, f.538)

Edukimi i mirë dhe i duhur i fëmijëve kërkon një kujdes dhe vëmendje nga prindërit. Nuk është e mjaftueshme që shikimin ta orientojmë vetëm kah përparimi shpirtëror i vetëvetes dhe të besojmë se fëmijët do ta gjejnë vetë rrugën e drejtë.

Në këtë kuptim Hazret Mesihu i Premtuaras shpjegon:

“Disa njerëz thojnë se fëmijët duhet të lihen të lirë të veprojnë si dojnë ata, pastaj, kur ata të rriten, ata vetë do të bëhen ahmedianë. Por unë them se nëse fëmijës nuk i vie në vesh ndonjë zë tjetër, atëherë ai me të vërtetë mund të bëhët ahmedian, kur ai dëgjon rreth ahmediatit. Por nëse qysh tani fëmia dëgjon zëra të tjerë dhe ai i mëson ata zëra, atëherë ai do të bëhët çfarë dëgjon dhe çfarë sheh. Nëse nuk i flasin engjujt, atëherë djalli do të bëhet miku i tij. Nëse fëmija nuk dëgjon gjëra të dëlira, ai do të dëgjojë gjëra të këqija dhe do të bëhet njeri i keq.”(Anwar-ul-Uloom, vëll. 9, f. 201)

Këto thënie të Mesihut të Premtuaras kuptohen në dritën e thënieve të Profetit të shenjtë Muhameditsavs , i cili sipas transmetimeve të Hazret Ebu Hurejresra kishte thënë se çdo fëmijë sipas natyrës së tij lind në fenë Islame, mirëpo janë prindërit e tij ata të cilët më vonë e bëjnë atë të jetë jahudi, krishter,  zoroastrian,  musliman.(Muslim)

Ndikimi i prindërve tek fëmijet është i pamohueshëm, qoftë të jenë ata të vetëdijshëm për këtë e të sillen më kujdes ndaj fëmijëve të tyre, apo ta injorojnë këtë, asnjëra nga sjelljet nuk është pa pasoja, edhe dorëheqja e tërësishme e një edukimi me synim të qartë do të shfaqet sipas efektit të vet.

Se çfarë rëndësie i kushton Kur’ani i shenjtë edukimit të duhur të fëmijëve, kuptohet që një edukim i keq apo i gabuar është i njëjtë me vrasjen e tyre, thënë tekstualisht, këshilla e Kur’anit të shenjtë në suren Beni Israil, ajeti 32, është: “Mos i vrisni fëmijet tuaj nga frika e varfërisë, ne kujdesemi për ata dhe për ju. Me të vërtetë vrasja e tyre është një mëkat i madh ” (nuk i referohet vetëm vrasjes në kuptimin e saj të parë). Kalifi i parë i Mesihut të Premtuaras shpjegon:

“Mos i vrisni fëmijët tuaj. Unë megjithatë kam parë shumë lloje të vrasjeve.(…) Janë disa që nëse u lind vajzë e vrasin atë, disa nuk u japin kujdes shëndetësor, disa nuk i edukojnë siç duhet, poashtu disa nuk kujdesen për një shoqëri të pastër për ta, ata nuk mendojnë se cilat njohuri do të ishin të duhura dhe të përshtatshme për animet e tyre(…) Sipas asaj që unë e kuptoj, të gjitha këto janë forma të vrasjes së fëmijëve.”(Khutbaat e Nuur, f.567)

Kur prindërit i ushqejnë dhe i veshmbathin fëmijët e tyre dhe ndoshta ata edhe kujdesen për arsimimin laik të tyre, por nuk përfillin aspak edukimin moral dhe fetar të tyre, kjo do të ishte njësoj sikur ata ta ushqenin e ta mbanin një trup të vdekur. Ky krahasim i dhënë rezulton nga përgjegjësia e lartë dhe nga statusi që Allahu ua ka dhënë prindërve. Kalifi i pestë i Mesihut të premtuaras në fjalimin e tij të xhumasë, të mbajtur më 26 Korrik 2013, kishte thënë që Allahu me artibutin e Tij Rab, që do të thotë: (Ai që kujdeset dhe që zhvillon), i ka pajisur edhe prindërit dhe që sipas atributit të Rabbiatit, Ai i ka dhënë edhe prindërve statusin e Rabbiatit ashtuqë ata me mëshirën dhe ndihmën e Tij të mund të kujdesen dhe t’i edukojnë fëmijët e tyre, ngjashëm si Allahu që kujdeset dhe i edukon shërbëtorët e Tij. Është ky status i lartë i Rabbiatit, i cili iu jep përgjegjësi shumë të lartë prindërve, anashkalimi i të cilit nuk është më pak se sa vrasja.

Pytjet të cilat shtrohen tani janë, se së pari, çfarë e bënë që një edukim të jetë i mirë, dhe tjera se me cilat mjete dhe në çfarë mënyrash mund të arrihet ky edukim. Të dy pyetjet kanë shumë askpeke dhe kuptime, dhe së fundi janë ngushtë të lidhura njëra me tjetrën. Koha e shkurtër nuk do të më lejoj që as për së afërmi t’i përgjigjem këtyre pyetjeve, si rrjedhojë më duhet të flas vetëm për një numër të vogël aspektesh. Këtu shtrohet edhe një pyetje, cilat veçanti, me gjasë, do të mund të ishin në nivel me edukimin e fëmijëve në perëndim, e që është vendqëndrimi ynë sot.

Por, tani le t’i drejtohemi njëhërë pyetjes se çfarë objektivash duhet të ketë edukimi i fëmijëve. Më çfarë dëshirash, shpresash dhe lutjesh duhet t’i qasemi edukimit të fëmijëve tanë. Në çfarë lloj njerëzish dëshirojmë t’i shndërrojmë fëmijët tanë? Esencialisht, fshihet këtu pyetja se për çfarë fëmijësh ,në të vërtetë, ne dëshirojmë të kemi? Për këtë Mesihu i Premtuaras thotë:

“Njëriu duhet të mendojë se për çfarë arsyesh ai dëshiron të këtë fëmijë (…) Zoti e ka krijuar njeriun që të adhurohet prej tij, ashtu siç Ai thotë: “Nuk i krijova njerëzit dhe xhindët vetëm se të Më adhurojnë (Al-Dhariat, 57) ”  Nëse një njeri vetë nuk është besimtar dhe një shërbëror i Zotit, dhe i cili nuk e përmbush qëllimin e krijimit të tij, dhe që nuk i plotëson siç duhet kërkesat e namazit, aq më tepër ai kalon jetën duke u dhënë pas gjërave të këqija dhe bën mëkat pas mëkati, atëherë çfarë rezultati do të ketë dëshira e tij për fëmijë? Ai vetëm deshiron ta lë një pasardhës, që bënë punë të këqija(…) Shkurt, nëse dëshira për fëmijë nuk është vetëm arsyeja që ata të jenë fetarë, të druajtur, të bindur para Zotit dhe që pastaj t’i shërbejnë fesë së Tij, atëherë kjo dëshirë është e pakuptimtë, madje është një shkelje dhe një mëkat(…)”(Malfulzat, vëll 1, f. 560-561)

Sipas udhëzimit të këtyre fjalëve të qarta të Mesihut të premtuaras është e qartë se edukimi i fëmijëve tanë duhet të bëhet në atë mënyrë që nga ata të dalin njerëz të druajtur, të dëlirë dhe fetarë, të cilët do t’i shërbejnë Islamit. Kjo poashtu nënkupton që standardi i edukimi të fëmijëve tanë duhet të jetë në përputhje me mësimet dhe urtësitë së Islamit, e jo të një kulture, apo një trendi të caktuar. Islami pra, si një mësim i përfunduar, është udhëzimi dhe drita jonë e përsosur.

Edhe në perëndim për edukimin e fëmijëve nuk na duhet një Islam i ri, qoftë ndonjë risi apo përshtatje, ngase mësimet universale ,dhe përherë të vlefshe të Islamit, na japin udhëzim edhe këtu.

Të këqijat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohemi në perëndim, poashtu nuk janë diçka krejtësisht të reja dhe të panjohura, këto vetëm se na u shfaqën tani më të përgatitura, më të forta dhe më të paparashikueshme. Shumë nga to as nuk cilësohen si të keqija në shoqëri, ato vazhdojnë të pranohen në masë të madhe në shoqëri. Kjo, në dukje të parë, na bënë më të vështirë edukimin e fëmijëve në perëndim, por në esencë edhe këtu vlejnë mësimet e arta të Islamit për edukim.

Dua t’ju paraqes disa nga ato:

Koha ideale e edukimit

Edukimi i fëmijëve në të vërtetë fillon para lindjes së tyre. Ashtu si një bujk ,i cili, para mbjelles së farës merr masa paraprake dhe plotëson disa kushte dhe e përgatit tokën, kështu do të duhej që edhe prindërit akoma para lindjes së fëmijës, të kujdesëshin për dëlirësin e tyre dhe t’i koltivonin veprat e mira, ngase ato do të ndikojnë tek fëmia i cili po zhvillohet. Kalifi i parë i Mesihut të premtuaras  ,shpeshherë si shembull për këtë thoshte se ai qysh kur ishte në barkun e nënës e kishte dëgjuar Kuranin e shenjtë dhe dashurinë ndaj këtij libri të shenjtë ai e kishte thithur me qumështin e nënës. (Hazret Maulvi Noorudeen, f.1)

Në lidhje me këtë Hazret Kalifi i tretë i Mesihut të premtuaras kishte thënë:

“Akoma para lindjes së tij, kur fëmia është në barkun e nënës, në një mënyrë të caktuar sipas mjeteve të caktuara bëhet edukimi i tij.”(Khutbaat e Nasir, v. 1, f. 456)

Edhe sipas sunetit d.m.th. praktiës së profetit Muhamedsavs, që ezani (thirrja Islamike për falje), t’u thirret fëmijëve të posalindur shkon në arsyetimin që fëmijët që nga fillimi të hynë në besim. Me të vërtetë, një fëmijë mëson në moshën e tij të hershme me një shpejtësi shumë të madhe aq shumë gjëra që më vonë ndoshta nuk ka mundësi. Zakonet zhvillohen në këtë moshë të re më lehtë, ndërkohë që zakonet e forta janë shumë vështirë të ruhen më vonë.

Mesihu i premtuaras poashtu shpjegon:

“Edhe kjo është poashtu e rëndësishme të kihet parasysh se mosha e fëmijërisë është shumë e përshtatshme dhe e duhur për mësimin e vlerave fetare. Kur veç ka filluar të dalë mjekrra atëherë çfarë do të na sillte të ulemi e të përpiqëmi atëherë ta mësojmë dharaba yadhribu. Aftësia për të mësuar diçka përmendësh në fëmijëri është e madhe. Nuk ka asnjë moshë tjetër në jetën e njëriut në të cilën aftësia për të mësuar përmendësh të jetë si ajo. Më kujtohen mirë plot gjëra, (madje më kujtohen edhe sot disa gjëra të fëmijërisë) ,ndërkohë që shumica e gjërave para 15 vitesh janë harruar.”(Malfuzat, v.1, f.44)

Nëse janë vënë qysh në fëmijërinë e hershme fundamentet e duhura për edukim, dhe ato pastaj të jenë trajtuar sipas rrethanave, atëherë, më vonë kur fëmija më hyjnë në moshën e pubertetit dhe të kalojnë në fazën e burrërisë së hershme, nuk na duhet të bëjmë diskutime të mundimshme e të lodhshme me të, ngase fëmija tanimë e ka fituar një bazë të fortë që së bashku me pavarësinë e tij në rritje, ai tani do të jetë në gjendje të marrë vetë vendimet e duhura. Me këtë prindërit nuk e humbin aspak rolin e tyre qendror si edukatorë, por tani ata funksionojnë si këshillues dhe praalajmërues në dispozicionin e fëmijëve, ngase koha efektive e edukimit është para pubertetit e sidomos në fëmijërinë hershme.

T’i kushtohet vëmendje dhe kohë fëmijëve

Detyra e një bujku apo një koshptari nuk mbaron me mbjedhjen e farës, mirëpo posa të ketë dalë filizi, ai duhet të ujitet dhe sipas kushteve të motit ai duhet të mbrohet, të ushqehet e të kujdesemi për të, ashtuqë nga ai filiz të dalë një lule e shëndoshë dhe e fuqishme. Kjo padyshim kërkon një vëmendje dhe kujdes të vazhdueshëm.

Kjo vlen poashtu edhe për edukimin e fëmijëve, ngase edhe fëmijët tanë kanë nevojnë për vëmendjen tonë të vazhdueshme. Kështu Kalifi i pestëaba në hytben e tij më 26 Korrik 2013, krahas nënave, ai i kishte këshilluar në veçanti edhe baballarët që të mos jenë aq të dhënë pas punëve të kësaj botëve, ashtu që të mos kenë më kohë t’u kushtojnë  vëmendje fëmijëve të tyre. Çfarë do të na duhej mirëqenia që ne kemi fituar nëse fëmijët largohen nga ne e sidomos kur ata largohën nga besimi? Sidomos adoleshentët kalojnë një fazë të ndjeshme të jetës së tyre, pikërisht në këtë fazë ata kanë më tëpër nevojë të kalojnë kohë me baballarët e tyre për shkak të ballafaqimit gjithnjë e më të madh të tyre me botën e jashtme.

Më kalimin e kohës së përbashkët fëmijët në njërën anë e mësojnë se ata janë të vlefshëm për prindërit e tyre, dhe në anën tjetër ata tërhiqën nga të gjitha ato aktivite të kohës së lirë që kalojnë me prindërit e tyre e që janë shumë të dobishme e të përshtatshen me ta. Por edhe të ngrënit dhe të falurit së bashku me fëmijët u shërbejnë në mënyrë demonstrative për adaptimin dhe praktikimin e mësimeve të Islamit dhe për mënyrat e sjelljes. Prindërit duhet që ashtu siç theksonte Hazuriaba , për hirë të dashurisë ndaj fëmijëve të tyre, nganjëherë të sakrifikohen për ta, ata duhet ta tërhiqin veten e tyre ashtu që tua japin kohën dhe përkushtimin e duhur fëmjëve. Pikërisht sot kur shoqëria po ecën shumë shpejtë nuk është aspak e lehtë të gjesh kohë për familje dhe fëmijë, mirëpo një gjë e tillë është e pashmangshme nëse dëshirojmë t’i edukojmë mirë fëmijët tonë, e kjo në anën tjetër ka një vlerë të paçmuar. Sipas një transmetimi nga Hazret Ejjubira tregohet se Profeti i shenjtë Muhamdisavs kishte thënë se nuk ka ndonjë dhuratë më të mirë e më të çmuar që një baba mund të ia jap fëmijës së tij se sa një edukim i mirë(Tirmithi).

Ashtu siç thoshte Kalifi i katërtrh në lidhje me këtë temë në fjalimin e xhumasë të mbatur më 14 Mars 1997, se prindërit mund ta kontrollojnë saktësisht zhvillimin dhe interesat e fëmijëve të tyre nëse ata janë të kujdesshëm ndaj tyre. Sipas asaj se çfarë fëmijët e tyre dëshirojnë të shohin në televizor, se çfarë sloganesh dhe posteresh ata të kenë vendosur në dhomat e tyre apo se çfarë ata vizatojnë, prindërit në varësi të kësaj mund të vlerësojnë shumë mirë se çfarë kahje ka marrë fëmija i tyre dhe nga çka ai anon. Kjo ua mundëson që ata të vepronjë me kohë e në mënyrë adekuate. Pretendimi se një fëmijë të ketë ndryshuar papritmas dhe tërësisht është krejtësisht i paqëndrueshëm, ai kishte një kujdes dhe një vëzhgim të vazhdueshëm. Kalifi i katërtra poashtu shpjegon se prindërit nuk mund t’i ndjekun në çdo hap fëmijët e tyre, ata nuk mund t’i përcjellin gjersa janë në shkollë, e as nuk mund t’i ndjekin vazhdimisht kur fëmijët dalin jashtë shtëpisë, gjë e cila edhe nuk është aq e rëndësishme nëse prindërit ua japin kujdesin e nevojshëm në shtëpi dhe në këtë mënyrë ata shikojnë në zemrat e tyre.

Po kjo pikë nuk është e parëndësishme në perëndim, ngase shumë prindërve mendimi se çfarë mund të bëjë fëmija i tyre jashtë shtëpisë, i frikëson ata. Shkrimet e Kalifit të katërtrh na tregojnë se është shumë e rendësishme që fëmija të gjejë brenda famijës vëmendje, kujdes dhe t’i kushtohet kohë e mjaftueshme, që në këtë mënyrë ne t’u afrohemi më shumë fëmijëve tanë si dhe jetës dhe interesave të tyre.

Familja si vendstrehim për fëmijët

Shpeshherë në seancat pyetje-përgjigje,  kur ishte pyetur se si t’i mbrojmë fëmijët nga ndikimet e këqija të shoqërisë përendimore, atëherë Kalifi i katërtrh në mënyrë të përsëritur na ka treguar për rëndësinë e famijes si vendstrehim dhe mbrojtje për fëmijët. (Liqa Ma’al Arab, inçizimet, më 8 Prill 1997)

Mendimi që famija të jetë vendstrehimi dhe vendmbrojtja e përbashkët, buron nga një lutje e famshme e Kuranit të shenjtë:

“O Zoti ynë, na jap qetësinë e syve tanë me anë të bashkëshortëve dhe fëmive tanë dhe na bëjë Imam për të drejtët” (El-Furkan, 75)

Ashtu siç shpjegoi Kalifi i katërtrh në fjalimin e tij të xhumasë së mbajtur ,më 14 Mars 1997, se kjo lutje nuk nënkupton se vetëm prindërit të gjejnë qetësinë e syve përmes fëmive të tyre, mirëpo edhe anasjelltas që edhe fëmijët të gjejnë qetësinë e syve të tyre nga prindërit. Mendimi esencial është që prindërit dhe fëmijët ta shijojnë shoqërinë dhe kohën që kalojnë njeri me tjetrin në atë mënyrë që joshjet dhe shoqëritë që vijnë nga jashtë ta humbin atraktivitenin dhe tërheqjen e tyre. Nga thënia “na bëjë Imam për të drejtët” definohet se qëtësia e vërtetë e syve nuk mund të arrihet vetëm më anë të shikimeve, me anë të ndonjë pune materiale, apo edhe të ndaluar, mirëpo kjo mund të arrihët vetëm me anë të veprave të drejta. Kjo d.m.th se qetësia e vërtetë e syve, qoftë për prindërit, apo për fëmijët, mund të arrihet vetëm atëherë kur ata janë të angazhuar për punë të drejta, pra, kohën e përbashkët ta kalonjë në dëlirësi dhe të mos angazhohen në punë të këqija.

Si prindër, ne fare lehtë mund ta vërtetojmë se a jemi qetësi e syve për fëmijët tanë, ne duhet vetëm ta vërejmë se, a vijnë tek ne me dëshirë fëmijët tanë dhe a kalojnë me qejf kohën me ne? Ndërsa aspekti i të qenurit i drejtë, mund të vërtetohet se a dëshirojnë fëmijët tanë të rrijnë me ne vetëm atëherë kur ne jemi të angazhuar në punë të kota e të padobishme, si p.sh kur e shikojmë ndonjë film, apo ata të vijnë tek ne me dëshirë edhe atëherë kur ne kalojmë kohën me diqka të mirë dhe të dobishme.

Nëse e shohim se koha që kalojmë me fëmijët tanë nuk është vatër e qetësisë së syve të fëmive tanë. Atëherë së pari ne duhEt të punojmë në vetën tonë, të përmirësohëmi shpirtërisht, ashtu që vërtet të bëhëmi Imam për të drejtë. Aktivitetet e padobishme e të dëmshme për të cilat mund të interesohen fëmijët tanë, duhet të bëjmë përpjekje që t’i zëvendësojmë ato me alternativa të kuptimta e të dobishme, duke iu afruar atyre mundësitë e përshtatshme. Ketu na vijnë një numër i madh idesh. Përgatitja së bashku e ushqimit, apo të luajmë së bashku lojëra sportive, thjesht gjëra që përveç argëtimit ato të na afrojnë me fëmijët tanë.

Respketi ndaj fëmijëve

Vlerësimin që ua bëjmë fëmijëve tanë duke iu kushtuar vëmendje dhe kohë, dëshmon se ne i respektojmë fëmijët tanë.

Hazret Enes bin Malikura transmeton se Profeti i shenjtësavs të ketë thënë:

“Respektoni fëmijët tuaj dhe zhvilloni në ta sjelljet më të mira”(Ibn Maxha)

Hazret Navab Mubaraka Begumra tregon se babai i saj dmth. Mesihu i premtuaras i kishte dëgjuar me aq kujdes dhe vëmendje fëmijët e tij sikur ata të ishin bursugh të respektuar dmth. Antarë të moshuar të xhematit.(Hazret Amman xhan, f.129)

Fëmijët të cilët ndihen të pranuar dhe të rëndësishëm për prindërit e tyre, fitojnë besim të flasin për çdo gjë që i preukopon ata me prindërit e tyre. Në të kundërten një qëndrim arrogant dhe dominant i prindërve ndaj rrëfimeve të fëmijëve, sado të jenë ato të fantazuara dhe të pakuptimta, mund ta shkatërrojë lidhjen prind-fëmijë.

Prindërit si model për fëmijët

Është aspekt themelor në psikologjinë e fëmijëve që ata ta imitojnë atë çfarë shohin, e çfarë dëgjojnë. Perceptimi dhe vërejtja e tyre u jep mësim në mënyrë të pavetëdijshme fëmijëve dhe ata dita-ditës shkojnë duke iu përshtatur asaj çfarë ua paraqesin prindërit e tyre. Fëmijëve u duhet orientim, është e natyrshme që ata t’u drejtohen prindërve të tyre, ngase ata janë kujdestarët e parë në jetë.

Në lidhje me këtë Mesihu i premtuaras thotë:

“Shkurt, bëjeni atë që është shembull dhe mësim i shkëlqyeshëm për fëmijët tuaj; dhe për këtë, gjëja e parë e rendësishme është që ju vetë të përmirësoheni. Nëse ju keni arritur të bëheni njerëz me një nivel të lartë të Takuas (devotshmërisë) e të kujdesjes shpirtërore dhe keni arritur ta fitoni pëlqimin e Zotit, atëherë mund të thuhet me siguri se Zoti edhe me pasardhësit tuaj do të jetë i kënaqur”(Malfuzat, v.4, f.443)

Që t’ua mësojmë fëmijëve tanë vlerat dhe virtytet islame është e nevojshme që këto paraprakisht t’i vendosim e t’i përjetojmë ne vetë. Nëse ne kërkojmë nga fëmijët tanë diçka që vetë nuk e praktikojmë, atëherë këshillat tona do të jenë vetëm fjalë boshe dhe përveç kësaj ne do ta humbim besimin dhe seriozitetin në sytë e fëmijëve tanë.

Dashuria ndaj Allahut, Profetit të Tij s.a.v.s. dhe ndaj Kalifatit

Padyshim se synimi ynë qendror duhet të jetë ai që t’i mësojmë fëmijët tanë që ta duan Zotin, t’i luten Atij dhe t’i mbështeten Atij. ashtu që me shtimin e moshës ata të ndërtojnë një lidhje të gjallë e të qëndrueshme me Zotin.

Kur fëmijët tanë shohin se si ne po i falim rregullisht pesë kohët e namazit, atëherë ata do të frymëzohen nga kureshtja fëmijërore dhe fillimisht ata do të na imitojnë. Por nëse ne veprojmë sipas mësimeve të profetit të shenjtësavs dhe nga mosha 7 vjeçare insistojmë që fëmijët ta kryejnë gjthashtu namazin e nga mosha 10 vjeçare u bëjmë akoma më shumë presion, atëherë me kalimin a kohës ata do të disiplinohen në atë mënyrë qe më të vërtetë ata nuk do ta humbin asnjë namaz. Në fillim fëmijët nuk do ta kuptojnë rëndësinë e namazit, por nga falja e rregullt dhe e disiplinuar e namazit, me kalimin e kohës, sipas qëndrimeve fizike do të qartësohen edhe qëndrimet shpirtërore dhe kualiteti i brendshëm i namazeve të tyre do të rritet, dashuria dhe mbështetja ndaj Allahut do të zhvillohet. Allahu urdhëron në Kuranin e shenjtë:

“Dhe nxite familjen tënde për namaz dhe të jesh i qëndreshëm në këtë”(Ta Ha, 133)

Poashtu ne në çdo çast të përditshmërisë sonë duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se në qfarë mënyre Zoti u ndihmon njerëzëve dhe si Ai ndikon në jetën tonë, dhe se është Ai ,ndaj të cilit jemi falënderues për çdo gjë dhe të gjitha lutjet ia drejtojmë vetëm Atij.

Krahas dashurisë së Zotit ne duhet t’ua nxisim edhe dashurinë ndaj Profetit të shenjtësavs duke iu treguar ngjarje nga jeta e tij dhe poashtu të flasim vazhdimisht për karakterin e tij të jashtëzakonshëm në mënyrat që mund t’i kuptojnë ata.

Është poashtu shumë e rëndësishme që fëmijët tanë, që nga vegjëlia ta krijojnë lidhjen ndaj Kalifatit. Ata do të pushtohen nga entuziazmi kur ne lëshojmë MTA-në (Tv i xhematit) dhe e shikojmë Hazurinaba në televizor dhe ata e shikojnë se bëhet fjalë për një personalitet të veçantë. Me kalimin e kohës ata do të zhvillojnë dashuri dhe bindje ndaj Kalifatit.

MTA-ja është në këtë kohë pa dyshim një bekim i madh për ne shikuar edhe nga këndëveshtrimi i edukimit të fëmijëve, ne kemi vetëm për ta lëshuar atë për t’ia mundësuar atyre ta shohin rregullisht Hazurinaba, t’i dëgjojnë si fjalët e tij, ashtu edhe të dijetarëve të tjerë të xhematit dhe poashtu ta dëgjojnë recitimin e Kuranit të shenjtë. Edhe sikur fëmijët të jenë shumë të rinjë që të kuptojnë diçka, mëgjithatë ata në mënyrë indirekte do të përfitojnë nga ata zëra dhe ato imazhe.

Ne poashtu duhet ta bëjmë zakon që t’iu lexojmë fëmijëve tanë libra të xhematit me tregime, përralla dhe ngjarje të vjetra. Në formë loje dhe me kalimin e kohës thesari i dijës i fëmijëve tanë, në lidhje me historinë e Islamit do të zgjerohet. Të treguarit në mënyrë të përsëritur, për ngjarjet e sukseseve të muslimanëve të hershëm, për sakrificat e tyre dhe i trimërisë së tyre, do të bëjnë që fëmijët tanë të ndërtojnë një vetëdije të fortë të të qenurit musliman, ngase është e rëndësishme që pikërisht në këtë kohë, kur islami po sulmohet nga gjitha anët, ata të mos e kenë kompleksin e inferioritetit dhe të mos turpërohen para fëmijëve të tjerë, pse ata janë muslimanë, por që ta kenë një identitet të shëndoshë e të fortë musliman, të cilin do ta prezantojnë me shumë dëshirë.

Përveç kësaj, të kujtuarit e vazhdueshëm të personalitetve të ndrysheme të historisë së Islamit e të Ahmediatit, do t’ju ndihmojë fëmijëve tanë që të kenë modele reale dhe të mira për vete në vend  që të imitojnë si idol p.sh figura të heronjëve fiktiv, sportistë ose aktorë.

Të shoqëruarit me të vërtetët dhe të udhëzuarit

Në fjalimin e xhumasë, të mbajtur më 13 shkurt 2015, Kalifi i pestë i mesihut të Premtuaras e theksoi përseri se fëmijët ndikohen në mënyrë të pashmangshme nga rrethi dhe shoqëria me të cilën jetojnë. Këto ndikime nuk mund të injorohen, është shumë e rëndësishme që si prindër, të jemi vazhdimisht të informuar se me kë po e kalojnë kohën fëmijët tanë. Sipas mundësive prindërit duhët vetë ta zgjedhin shoqërinë e fëmijëve të tyre. Zgjedhja e tyre duhet të jenë ata persona që cilësohen si të vërtetë dhe të udhëzuar.

Në Kuranin e shenjtë mund të lexojmë, në suren El-Tauba, ajeti 119:

“O ju që besuat, druhuni Allahut dhe të jeni ndër të drejtët”

Kalifi i parë i mesihut të Premtuaras në shpjegim te këtij ajeti thotë:

“Kjo do të thotë se ne duhat ta pranojmë druajtjen ndaj Allahut, dhe këtë mund mund ta bëjmë vetëm duke qëndruar në shoqërinë e të drejtëve dhe të udhëzuarve”(Tarbiyat-e-Aulad, f.48)

Të qëndruarit në shoqëtinë e të drejtëve dhe të udhëzuarve është poashtu mjet i përmirësimit shpirtëror. Nëse ne ua mundësojmë fëmijëve tanë që të kenë shoqëri të pastër, ne sigurohemi se ata të fitojnë veti të mira e të dëlira dhe të përmirësohen shpirtërisht.

Lidhja me Xhematin

Lidhja me xhematin, pjesmarrja, si në aktivitet e xhematit, poashtu pjesmarrja aktive në programet e zeeli tanzeems (organizatë ndihmëse e xhematit) janë  aspkete të të shoqëruarit me një shoqëri të mirë e të dëvotshme. Përveç kësaj nuk duhet harruar apketi se xhemati ynë është e vetmja shoqëri sot e cila shfaq Zotin e gjallë, si Udhëzues dhe Mbrojtës. Ne përputhje me këtë lidhet spirtualiti ynë dhe ai i fëmive tanë, pra, që ne të jemi të lidhur me xhematin. Kështu na nxit edhe Imami ynë i dashur, Kalifi i pestë i mesihut të Premtuaras:

“Mbijetesa jonë dhe ajo e fëmijëve tanë është varur nga lidhja jonë me xhematin. Nëse ndokush nga ne, për shkak të ndonjë vështirësie dobësohët në këtë rrugë, nëse fëmijët tanë e dobësojnë besimin tonë, nëse fëmijët tanë për shkak të edukimit të gabuar devijojnë nga besimi, nëse ndonjë sprovë na largon nga besimi, ne apo fëmijët tanë, atëherë e gjithë kjo nuk ka aspak ndikim në fitoren e Islamit. Ata që tregohen të dobët, do të largohen duarbosh. Dhe Allahu do të sjellë njerëz e kombe të reja. Këto pika të rëndësishme duhet gjithnjë t’i kemi parasysh dhe të kujdesemi për edukimin e brezave të ardhshëm.”(Khutbaat e Masroor, v 8,f 507)

Si prindër ne duhet që në çdo mënyrë të mundshme të kontribuojmë në xhemat dhe në këtë mënyrë fëmijët tanë, me kalimin e kohës, do të bëhën anëtarë aktiv të xhematit.

Garoni me njëri-tjetrin në mirësi

Allahu u bën thirrje besimtarëve në Kuranin e shenjtë:

“Garoni me njëri-tjetrin në punë të mira”(El Bekare, 149)

Një garë e shëndoshë e bën njeriun të përpiqet për qëllime të larta dhe ta jap maksimun e tij për ta arritur atë qëllim. Allahu nuk dëshiron që ne të kalojmë jetën në pasivitet dhe në kotësi, por përkundrazi, talentet dhe potencilalin që Ai na ka dhënë t’i shfaqim ato dhe sipas mundësive tona të përparojmë, thënë shkurtë, ta kalojmë një jetë aktive dhe me përpjekje sipas vullnetit të Tij.

Ne lidhje me këtë, Mesihu i premtuaras në një poezi të tij në të cilën ai shfaqë lutjet dhe shpresat për anëtarët e xhematit, shkruan:

“Në lidhje me të dashurit e mi nuk mund ta pranoj kurrë që ata të jenë të kënaqur me shkallë të vogla e të kenë shikime të ulëta.”

Edhe fëmijëve tanë ne duhet t’ua ngjallim një shpirt të tillë aktiv, i cili, vazhdimisht i tërheq ata drejt përparimit dhe ,i cili, asnjëherë nuk i lë të lodhën në përpjekjet dhe aktivitet e tyre, edhe nëse ata ballafaqohen me pengesa dhe disfata në rrugën e tyre. Për këtë nevojitet që t’i nxisim fëmijët tanë dhe t’i përkrahim që të kenë gjithnjë qëllime të larta, dhe poashtu është e nevojshme që t’ua sigurojmë një mjedis të përshtatshëm si dhe mundësitë dhe mjetet e nevojshme.

Kështu p.sh platforma e organizatave ndihmëse të xhematit u jep një mundësi të mirë fëmijëve tanë, ta zgjërojnë dijen e tyre, që ata gjithnjë ta ushtrojnë dhe ta provojnë veten. Në garat që mbahen rregullisht fëmijët mund ta krahasojnë vetën me të tjerët. Pjesëmarrja në gara të tilla rezulton me atë që vetëbesimi i fëmijëve tanë të rritet dhe ata mësojnë të dalin pa frikë a pa hezitim të prezentohen para një mase të madhe njerëzish.

Gjendja fizike

Një tjetër aspekt në edukimin e fëmijëve, i cili, nuk duhet  nënvlerësuar ka të bëjë me shëndetin dhe higjienën e tyre, ose ai i zhvillimit fizik të tyre në përgjithësi, ngase ashtu siç ka paraqitur mesihu i Premtuaras në vepren e tij “Filozofia e mësimeve të islamit” duke iu referuar plotësisht Kuranit të shenjtë “…ekziston një lidhje e fshehtë në mes të trupit dhe shpirtit, kuptimi i së cilës shkon larg përtej asaj se çfarë mund të kuptojë njeriu.”(f 52)

Më tutje tregon mesihu i Premtuaras:

“Ekziston një lidhje e natyrshme ndërmjet trupit dhe shpirtit tonë, dhe të gjitha veprimet dhe lëvizjet tona si të ngrënit, të pirit, të fjeturit, të zgjuarit, të ecurit, të pushuarit, të pastruarit etj, e shkaktojnë pashmangshmërisht një ndikim të caktuar në gjendjen tonë shpirtërore apo psikike”(f 51)

Kjo prapavijë na jap përgjegjësinë që ne si prindër t‘i kushtojmë kujdes dhe vëmendje të veçantë në edukimin e pastërtisë, të të ushqyerit dhe lëvizjeve sportive të fëmijëve tanë. Nëse ne që nga fillimi i kushtojmë kujdes që trupi dhe rrobat e fëmijëve tanë pas ndodjes t’i lajmë ato d.m.th t’i pastrojmë shpejt dhe që ato të qëndrojnë të pastra, dhe poashtu edhe mjedisi në shtëpi të jetë i rregulluar dhe i pastër, atëherë ne e kemi vënë gurëthemelin për pastërtinë e tyre shpirtërore. Në këtë kuptim shpjegon Kalifi i katërtrh:

“…Pastërita trupore është hapi i parë drejtë arritjës së lartësive shpirtërore”(Warzish ke zinaye, f 14)

Me të njëjtin kujdes duhet të trajtohet bashkangjitur edhe të ushqyerit e fëmijëve tanë. Ushqimi duhet të jetë i llojllojshëm, i balancuar dhe me kalori. Hazret Kalifi i dytë i Mesihut të Premtuaras në lidhje me këtë tha:

“Fëmijëve duhet t’ju jepet një përzgjedhje e gjërave ushqimore; duhet të ketë mish, perime dhe pemë, ngase ushqimi jonë ndikon në gjendjen morale; dhe një përzgjedhjen e gjërave ushqimore është e nejoshme që fëmijës t’i zhvillohen tipare të ndryshme të karakterit të tyre”(Minhaj ul Talibeen, f 52)

Për një gjendje të mirë trupore është poashtu edhe lëviza e rregullt trupore e domosdoshme. Lëvizja e rregullt trupore rezulton me atë që fëmijët tanë të jenë të aftë fizikisht dhe të shkathët, gjë që e bënë që shpirti i tyre të gjallërohët dhe të mbahet gjithnjë vital. Fëmijët dosido e kanë një nxitje të natyrshme për të lëvizur, gjë që ne nuk duhat ta shtypim duke ia organizuar përditshmërinë e tyre në atë mënyrë që ata ta kalojnë shumicën e kohës të ulur. Këtu jemi prapë ne si prindër përgjegjës qe të krijojmë kushte dhe raste të tilla që fëmijët tanë të luajnë në ajër të pastër dhe të merren me sport.

Para gjithë këtyre aspekteve tematike,  të shpjeguar shumë sipërfaqësisht për edukimin e fëmijëve nuk duhet të harrohet një gjë shumë e rendësishme dhe thelbësore; njeriu mund të mundohet dhe të përpiqet shumë, por suksesi është përfundimisht vetëm në dorën e Zotit dhe çdo gjë varët vetëm nga mëshira e Tij. Ne si prindër duhet që gjithnjë ta kemi parasysh pamjaftueshmërinë tonë. Mesihu i premtuaras thotë:

“Udhëzimi dhe edukimi i vërtetë është detyra e Zotit, ndjekja e rreptë dhe insistimi në gjërat Hyjnore, poashtu të këshilluarit e fëmijëst në çdo hap, na jep përshtypjen se jemi ne Zot që udhëzon dhe që jemi ne ata që shpiem fëmijën në rrugën e duhur sipas dëshirës sonë. Ky është një Shirk i fshehtë dhe xhemati jonë duhet të qëndrojë larg kësaj gjëje(…) Mëgjithatë ne lutemi për fëmijët tanë dhe kujdesemi vetëm sipërfaqësisht në përmbajtjen e rregullave dhe sjelljeve, por jo për më tepër. Pastaj ne ia besojmë tërë çështjën vetëm Zotit(…)”(Malfuzat, v 1, f 309)

Rrjedhimisht, ne nuk duhet asnjëherë të mendojmë se nga edukimi ynë fëmijët tanë te bëhën njerëz të udhëzuar. Zoti na ka dhënë detyrën e edukimit të fëmijëve të cilën ne duhet ta kryejmë pa asnjë neglizhencë dhe lëshim, por asnjëherë nuk duhet ta heqim parasysh që së fundi çdo forcë gjendet vetëm te Allahu dhe është vetëm mëshira e Tij ajo që është në gjendje t’i shpëtojë fëmijët tanë.

Më gjithë maturinë dhe mirëqenien tonë për një edukim të mirë për fëmijët, përfundimisht detyra jonë më e madhe dhe më e rëndësishme është që të lutemi vazhdimisht dhe pa ndërprerë për fëmijët tanë, që ta lusim Allahun për ndihmen e Tij dhe ta kërkojmë udhëzimin e Tij për ta.

femijet edukimiE unë të shoh takvanë e gjithsecilit
Kur të më vijë koha e largimit

E përktheu nga gjermanishtja në shqip: Ilirian Ibrahimi

Video e këtij fjalimi:

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp