Fëmija sirian dhe vëllazëria muslimane
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Fëmija sirian dhe vëllazëria muslimane

tragjedia muslimane e femiut

Presioni është gjithnjë në rritje mbi liderët perëndimorë për të përballuar krizën humanitare që u shkaktua nga konflikti sirian në Lindjen e Mesme. Disa vende perëndimore janë duke marrë masa për t’iu përgjigjur këtyre problemeve, ndërsa të tjerët po kërkojnë ende mënyrën më të mirë për luftuar me situatën. Imazhet e fundit të një foshnje të mbytur sirian, Aylan Kurdi, të gjetur në një bregdet turk tërhoqi vëmendjen në mbarë botën për këtë situatë të rëndë humanitare, madje, edhe zemrat më të forta nuk qëndruan dot pa u përlotur. Veçanërisht mediat, duke përfshirë mediat sociale, unanimisht kanë shprehur zemëratën për këtë çështje, e cila jep një shpresë se kujdesi për njerëzimin nuk është zhdukur krejtësisht.

Megjithatë, sjellja e ftohtë e vendeve të pasura muslimane është me të vërtetë e habitshme. Këto vende pretendojnë të jenë pasuesit e Profetit të shenjtë të Islamit s.a.s., mësimi i të cilit është: “Shembulli i besimtarëve në lidhje me dashurinë e ndërsjellë, dhembshurinë, kujdesin për miqtë është ai i një trupi; kur një gjymtyrë i tij ndien dhimbje, i gjithë trupi e përjeton atë”. Por në vend që të hapin zemrat dhe vendet e tyre për t’i mirëpritur refugjatët sirianë të prekur nga lufta, me sa duket, ata vetëm po sodisin me duar në ije shkatërrimin kaq të tmerrshëm të jetëve të pafajshme.

Sjellja e pakuptimtë për të injoruar vuajtjet e njerëzve në vendin e tyre fqinj, të cilët kalojnë me barka nëpër oqeanet me familjet e tyre, duke përfshirë foshnjat dhe fëmijët e vegjël, më bën të pyes veten se këta liderë të pasur muslimanë mos vallë e kanë harruar tërësisht mësimin e lartpërmendur e Profetit të dashur s.a.s.?

E gjithë bota ka detyrë morale për të ndihmuar refugjatët, por pa dyshim, të parët dhe më kryesorët për të vepruar në këtë drejtim duhet të ishin vendet fqinje si Arabia Saudite, Katari, Irani dhe Kuvajti.

Vetëm pas disa javësh muslimanët do të shfaqin masivisht vëllazërinë e tyre në Mekë, duke u mbledhur me rastin e bekuar të Haxhit, ku me siguri, do të marrin pjesë edhe muslimanët e këtyre vendeve, të cilët do të zotohen për t’u bërë muslimanë më të mirë. Kjo me siguri ngre pyetjen se miliona muslimanë të mbledhur në vendin e shenjtë të Zotit e të Dërguarit të Tij, a do të ofrojnë thjesht premtime boshe apo do të ndjekin me të vërtetë modelin e Profetit s.a.s.? Nëse ata me të vërtetë kanë për qëllim për të reflektuar e të reformuar, si mund të presin qoftë një sekondë, kur e dinë se vëllezërit dhe motrat e tyre në fqinj janë në dhimbje të atillë saqë po kalojnë net në të ftohtë e në tejet shqetësime nën qiell të hapur, ose në disa raste gjenden në mëshirë të fatit në det, pa ushqim dhe ujë?

Vendet e pasura muslimane që nuk u mungojnë resurset, po të kishin vullnet për të ndihmuar refugjatët, sigurisht që kanë kapacitet për ta bërë këtë. Shpresoj se do të shohim një shenjë të vëllazërisë së vërtetë islame në veprim, që do të shfaqë detyrën e saj morale, edhe njerëzisht, edhe fetarisht, për të ndihmuar ata që janë në nevojë, përpara se një foshnjë tjetër sirian të përfundojë i vdekur në një bregdet të huaj.

Burimi: http://theviewpoint.co/the-syrian-toddler-and-muslim-brotherhood/

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp