NJË KOMUNITET NJË UDHËHEQËS
Si e shohin mendimtarë dhe liderë të botës Xhematin Musliman Ahmedia?
Dokumentar televiziv i përgatitur nga MTA
Kjo është përmbajtja e një dokumentari të përgatitur nga MTA (Muslim Television Ahmedia International, kanali televiziv i Xhematit Mysliman Ahmedia) në të cilin janë mbledhur pamje nga mbledhje të ndryshme të Xhematit ku morën pjesë liderë, politikanë dhe personalitete të mëdha nga vende të ndryshme dhe folën për Xhematin Ahmedia dhe e përgëzuan për punën që bën ai për të përhapur paqen dhe lirinë fetare në mbarë botën. Dokumentarin në gjuhën angleze mund ta shikoni nga kanali i YouTube-it të MTA-së http://youtu.be/ayLE246pVC8
(Shtëpitë e Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, tetor 2008)
Hazret Mirza Masroor Ahmedi u drejtohet deputetëve të Kuvendit të UK-së
Sipas mendimit tim, kam frikë se drejtimi në të cilin po ecin gjërat në ditët e sotme, politikat dhe ekonomia e vendeve, mund të çojnë botën drejt një Lufte Botërore. Prandaj është detyrë e superfuqive që të ulen dhe të gjejnë rrugëzgjidhje për ta shpëtuar njerëzimin që ndodhet në prag të shkatërrimit.
Stephen Harper
Kryeministër i Kanadasë
Siç e dini, dashuria e thellë që nxit liria e fesë është një mjet shumë i rëndësishëm ndërtues për të vendosur paqe këtu dhe në të gjithë botën. Për këtë punë ne jemi bashkë me Shkëlqesinë e tij, që është një kampion guximtar i përhapjes së lirisë së fesë dhe paqes.
Hazret Mirza Masroor Ahmedi është Kryetari i tanishëm i Xhematit Mysliman Ahmedia, bashkësia më dinamike ndërkombëtare brenda fesë Islame. Ky Xhemat (bashkësi) u themelua nga Hazret Mirza Ghulam Ahmedi në Kadian, një qytezë e vogël dhe e largët e Indisë. Ai deklaroi se ishte Reformatori i pritur i ditëve të vona, i njëjti Reformator që pritej nga të gjitha fetë kryesore. I themeluar më 1889, ky Xhemat filloi të përhapej anembanë botës duke lulëzuar nën kujdesin e sistemit të Kalifatit, që është një sistem i një lidershipi shpirtëror që nisi pas vdekjes së Themeluesit të nderuar. Hazret Mirza Masroor Ahmedi, Kalifi i tanishëm i këtij Xhemati vijon punën e Themeluesit të tij për të ripërtëritur gjendjen shpirtërore dhe morale të njerëzimit. Ky Xhemat është i mishëruar me mesazhin dashamirës të Islamit dhe me pastërtinë origjinale të tij. Është një Xhemat që mëson paqen, vëllazërinë universale dhe nënshtrimin ndaj dëshirës së Zotit. Myslimanët ahmedianë kanë arritur veçantinë dhe reputacionin për të qenë një bashkësi paqësore dhe që i zbaton ligjet.
Brenda një shekulli, Xhemati ka arritur në të gjitha qoshet e Tokës dhe po lëvdohet dhe përshëndetet nga komuniteti botëror.
Jeremy Hunt
Deputet i Kuvendit të Britanisë së Madhe, Sekretar i Dytë i Shtetit për Kulturën, Median dhe Sportin
Dashuri për të gjithë dhe urrejtje për askënd. Sot, këto fjalë të Kalifit tuaj të Tretë janë më të rëndësishme, më vendimtare, më thelbësore seç kanë qenë ndonjëherë. Dhe sigurisht këtë filozofi paqeje dhe dashurie ahmedianët e kanë praktikuar gjithmonë.
Baroness Sarah Ludford
Deputete e Kuvendit Evropian për Londrën
Unë jam e gëzuar dhe e frymëzuar nga fakti që ju ahmadienët, jo vetëm e keni predikuar mesazhin e dashurisë, miqësisë dhe mirëkuptimin e tij, por edhe duke e praktikuar plotësisht atë, ftoni edhe të tjerët në mbledhjet tuaja për t’i ndarë mendimet me ta.
Shkëlqesia e tij, Peter Cardinal Appiah Turkson, Kryepeshkopi i Cape Coast-it, Ghana
Urdhri për të dashur të gjithë dhe për të mos urryer asnjë, është në përgjithësi parimi udhëzues i jetës së Ahmedit.
Lars Rise, Deputet i Parlamentit të Norvegjisë
Gjithashtu unë desha t’ju falënderoj që keni theksuar rëndësinë për të paraqitur Islamin si fe e paqes, dhe jo një fe e urrejtjes, siç ishte shpallur nëpër botë nga të tjerët. Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd, unë mendoj se ky është mesazhi që bota ka nevojë me të vërtet.
Anurag Sood, Gazetar dhe analist politik
Nëse njerëzimi do t’i përmbahej kësaj thënieje, që është bërthama e të gjitha mësimeve të fesë, atëherë asnjë nga luftërat që janë zhvilluar gjatë historisë nuk do të kishin ndodhur kurrë.
Stephen Harper, Kryeministër i Kanadasë
Siç e dini, dashuria e thellë që nxit liria e fesë, është një mjet shumë i rëndësishëm ndërtues për të vendosur paqe këtu dhe në të gjithë botën. Për këtë punë ne jemi bashkë me Shkëlqesinë e tij, që është një kampion guximtar i përhapjes së lirisë së fesë dhe të paqes.
Judy Saunders, Këshilltare për Mitcham dhe Morden, Angli
Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd, është mesazhi që ne shohim në këtë xhami dhe nga Xhemati Ahmedia. Njerëzit tuaj kanë qenë një hap përpara si udhëheqës kryesor në nxitjen e lëvizjeve për të përhapur paqen.
Jack Straw
Këshilltar i Parë dhe Sekretar i Shtetit për Drejtësinë, Angli
Ne të gjithë, kemi një respekt shumë të madh për punën tuaj, që mundoheni çdo ditë për të bërë realitet paqen e vëllazërinë midis komuniteteve në këtë vend dhe nëpër botë.
Richard Caborn
Deputet i Kuvendit të Britanisë së Madhe
Unë mendoj që gjërat që ju u thatë kolegëve të mi në Parlament, tingëllojnë sigurisht të vërteta, gjithë shpresë, shumë shpresëdhënëse, që ditën kur ju i keni thënë ato në Parlament pak javë më parë. Shenjtëria e tij filloi duke folur për konfliktin e madh që ka përfshirë tërë botën sot. Luftërat janë të pranishme në të gjitha anët e botës. Ai shfaqi shqetësimin për probleme edhe më të mëdha. Ai vazhdoi të thoshte:
Sipas mendimit tim, kam frikë se drejtimi në të cilin po ecin gjërat në ditët e sotme, politikat dhe ekonomia e vendeve, mund të çojnë botën drejt një Lufte Botërore. Prandaj është detyrë e superfuqive që të ulen dhe të gjejnë rrugë zgjidhje për ta shpëtuar njerëzimin që ndodhet në prag të shkatërrimit.
Fjalët tuaja, Shenjtëria juaj, mendoj se duhen marrë shumë seriozisht nga të gjithë që ishin atje, në atë takim.
Kudo që të jetë themeluar Xhemati, përpjekjet e saj kanë shfaqur një ndikim ndërtues të Islamit përmes projekteve sociale, qendrave arsimore, shërbimeve mjekësore, botimeve Islamike dhe ndërtimeve të xhamive. Këto përpjekje vazhdojnë, pavarësisht nga persekutimi i egër që i bëhet Xhematit në disa vende të botës.
Baroness Sarah Ludford
Deputete e Parlamentit Evropian për Londrën
Ne kemi nevojë për çdo mirësi që mund të gjejmë sot në botë. Unë ju përgëzoj për kontributin tuaj në Britani dhe kudo në botë për të bashkuar komunitetet e ndryshme dhe për të pasur shumëllojshmëri të tyre që është një pasuri e vlefshme.
Stephen Harper
Kryeministër i Kanadasë
Dhe kudo që ahmadianët të jetojnë nëpër botë, janë të njohur për t’u bërë komunitet i zgjeruar duke jetuar bashkë me njerëz të ngjyrës, gjuhës dhe kulturës sonë, në mënyrë shumë paqësore.
Lord Eric Avebury
Zëdhënës i Punëve të Jashtme dhe i Commonwealth-it
Gjithashtu, unë doja t’ju përgëzoja sërish për punën tuaj që po bëni në Afrikë për të ngritur nivelet e tyre, sidomos në arsimim.
Simon Hughes
Sekretar i Dytë i Shtetit për Energjinë dhe Ndryshimet Klimatike, Britania e Madhe
Sigurisht që Britania e mirëpriti qendrën e Xhematit Ahmadia në këtë vend, por ky Xhemat nuk u bë një sekt i mbyllur. Madje ky u shqua për t’u përhapur në mbarë botën. Dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse rruga më e mirë për të kapërcyer barrierat e keqkuptimit dhe paragjykimit është pikërisht ky kontakt i zgjeruar, dhe unë ju falënderoj për këtë.
Jonathan Shaw
Ministër për nën sekretarin e juglindjes dhe Parlamentit të Shtetit për mjedisin, ushqimin dhe punët rurale, Britania e Madhe
Xhemati Mysliman Ahmedia kontribuon shumë për format ndërfetare dhe për pasurimin e komunitetit tonë, kjo është ajo çka po shihet në gjithë vendin tonë. Por, në këtë mbrëmje, ajo që desha të përgëzoja në mënyrë të veçantë, është kontributi juaj që keni dhënë për shoqërinë, gjerësisht edhe për qëllime bamirësie që ju mbështesni. Këtë nuk e bëni vetëm për komunitetin tuaj, por në mënyrë edhe më të gjerë. Dhe kjo duhet të përgëzohet.
Terry Rooney
Deputet i Kuvendit të Britanisë së Madhe
Xhemati Mysliman Ahmedia ka qenë si një fener, një fener i paqes, i vërtetësisë dhe i drejtësisë dhe pishtar në këtë qytet. Ne jemi më të mirë duke ju pasur ju. Jeni të jashtëzakonshëm në qëndrim dhe në triumf. Ne vlerësojmë miqësinë tuaj, ne vlerësojmë përkushtimin tuaj dhe angazhimin tuaj dhe sidomos paraqitjen tuaj në shoqërinë civile, në Bradford.
Siobhain McDonagh
Deputete e Kuvendit të Britanisë së Madhe
Besimi juaj është i përkushtuar në shërbim të shoqërisë në të cilën ju jetoni. Dhe ajo që kam parë, dëgjuar dhe kam përvojë duke menaxhuar shkolla, punë bamirësie dhe kisha, besimi dhe komuniteti juaj ka kontribuuar shumë. Unë vetë kam përvojë dhe kam dëgjuar që ju keni kontribuar me dhjetëra e mijëra paund për mirëqenien e fëmijëve, pleqve dhe njerëzve të paaftë. Ju keni dedikuar veten për projekte bamirësie, kurse ajo që është më e rëndësishmja, ju nuk bëni dallim mes feve, etnive dhe komuniteteve.
Shumë nga projektet sociale të këtij Xhemati për të ndihmuar të varfrit përbëjnë një dëshmi të mjaftueshme për të kuptuar sesa shumë interesohet ky Xhemat për humanizmin dhe si e respekton të gjithë njerëzimin, pa bërë dallim midis racës, ngjyrës dhe besimit.
Siobhain McDonagh
Deputete e Kuvendit të Britanisë së Madhe
Xhemati Mysliman Ahmedia ka një reputacion të jashtëzakonshëm për punët humanitare, jashtë vendit, në Afrikë, Indi, Bosnje dhe Indonezi. Përveç këtyre vendeve, Xhemati juaj edhe këtu ka reputacion të jashtëzakonshëm. Keni qenë bujarë me kohën dhe me mjetet tuaja dhe ju e keni bërë veten pjesë të një komuniteti më të gjerë.
Dominic Grieve
Sekretar i Dytë për Zyrën e Ministrisë së Britanisë së Madhe
Xhemati Mysliman Ahmedia gjithmonë ka qenë përpara, jo vetëm duke ndihmuar njerëzit e vet, por edhe duke ndihmuar të gjithë shoqërinë. Për këtë arsye unë mund të them se prania juaj në këtë vend ka qenë shumë e dobishme për ne.
Baroness Emma Nicholson
Deputete e Parlamentit Evropian për Anglinë Juglindore
Gjatë njëqind viteve të fundit ju i keni dhënë aq shumë shoqërisë në Britaninë e Madhe, madje edhe kudo në botë!. Ju jeni nga ata që japin, dhe jo vetëm që marrin. Ju jepni kaq shumë, shumë shoqërive, që unë vetë e kam parë, ndier dhe dëgjuar.
Stephen Harper
Kryeministër i Kanadasë
Ahmedianët gjithashtu janë të njohur për punën që bëjnë për nevojat më të rëndësishme shoqërore, shëndetësore dhe arsimore dhe gjithashtu për projekte të tjera të mëdha.
Lord Eric Avebury
Zëdhënës i Punëve të Jashtme dhe i Commenwealth-it
Hirësia juaj! Vetë puna juaj është e njohur sidomos në Afrikën Perëndimore. Dhe ne sapo morëm vesh për përpjekjet tuaja për të sjellë ujë dhe dritë në disa nga komunitetet më të varfra të Afrikës Perëndimore.
John Agyekum Kufour
President i Ganës
Së bashku ne duhet t’i luftojmë armiqtë e përbashkët, siç janë: analfabetizmi, sëmundjet, uria dhe varfëria. Xhemati Mysliman Ahmedia ka ngritur struktura për të luftuar kundër këtyre armiqve të përbashkët, që të ngrihet dinjiteti i njeriut.
Alhaji Aliu Mahama
Zëvendëspresident i Ghanës
Misioni i Xhematit ka qenë pararojë dhe bashkëpunëtor me qeverinë në fushat e arsimit, shëndetit, bujqësisë dhe të jetës njerëzore.
Dr. Alhaji Ahmad Tejan Kabbah
President i Sierra Leones
Në të vërtetë, Xhemati Mysliman Ahmedia në Sierra Leone, ka dhënë një kontribut shumë të madh për arsimin. Kudo që gjendeni ju, mjafton që të shikoni përreth.
Malcolm Wicks
Ministër i Shtetit për Energjinë
Dhe unë desha t’i thosha Hirësisë suaj se më la mbresë të thellë duke parë sesi paraardhësi juaj dhe udhëheqësi shpirtëror e kishte udhëzuar komunitetin, pra Xhematin Mysliman Ahmedia që të tregohet dashamirës dhe të kujdeset për vuajtjet që u shkaktuan nga konflikti i Bosnjës. Dhe kjo më bëri shumë përshtypje.
Gjithkund ku vuan njerëzimi, anëtarët tuaj janë të gatshëm për të sjellë shëndet dhe për të siguruar jetët dhe gjymtyrët.
Ky Xhemat u themelua nën udhëheqjen hyjnore me qëllim që t’i rikrijojë moralet islamike dhe vlerat shpirtërore. Ai inkurajon dialog ndërfetar, duke mbrojtur fenë Islame dhe duke ndrequr keqkuptimet që janë përhapur për fenë në Perëndim.
Lord Eric Avebury
Zëdhënës i Punëve të Jashtme dhe i Commenwealth-it
Me gjithë gëzimin shfrytëzoj rastin e kësaj mbrëmje, për të përgëzuar punën e mrekullueshme të Xhematit Mysliman Ahmedia për t’u dhënë shtysë qëllimeve për të gjetur paqen me anë të mirëkuptimit dhe tolerancës. Xhemati Mysliman Ahmedia po bën një punë të jashtëzakonshme për të ngritur urë midis komuniteteve, etnive, gjuhë-folësve dhe feve të ndryshme në mbarë vendin tonë. Dhe unë gjithashtu di që ju keni rekord të shkëlqyeshëm edhe në pjesët e tjera të botës.
Gillian Merron
Minister i Zyrës së Jashtme, Britania e Madhe
Në fillim desha të thosha se sa e rëndësishme është puna e Xhematit Mysliman Ahmedia. Xhemati thellon mirëkuptimin, mendimin dhe besimin e tjetrit dhe ia jep zërin atij që është i nënvlerësuar në shoqërinë e tij.
Jeremy Hunt
Deputet i Parlamentit të Britanisë së Madhe, Sekretar i Dytë i Shtetit për Kulturën, Median dhe Sportin
Ajo që më bëri përshtypje duke iu afruar Xhematit Ahmadia, është angazhimi juaj i mrekullueshëm për bashkëbisedim ndërfetar, besimi juaj i fuqishëm ndaj parimit “feja jo me dhunë” si dhe zotimi juaj për të shpërndarë paqe dhe tolerancë. Ju ahmedianët qëndroni si një fener në besimin tuaj të palëkundshëm kur ne duhet të gjejmë rrugëzgjidhje për të bërë bashkëbisedë të hapur dhe miqësore. Ju jeni fener gjithashtu për arsye se ju thërrisni njerëzit për diskutim për të gjetur rrugëzgjidhjet me modelin tuaj praktik.
Alhaji Aliu Mahama
Zëvendëskryeministër i Ganës
Misioni Ahmedia është një organizatë fetare në Ganë që shfaqi mjaft tolerancë dhe u tregua shume e gatshme për të bashkëpunuar me organet fetare, njësoj si me myslimanët ashtu edhe me të krishterët.
Baroness Emma Nicholson
Anëtare e Parlamentit Evropian për Anglinë Juglindore
Sa mirë keni qenë me komunitetin tonë! Komuniteti juaj që gjendet këtu, sot pasqyrohet me kaq shumë profesione dhe me kaq shumë mënyra të jetesës. Jeni të mbushur me të gjitha virtytet dhe etiketat e bukura,që feja juaj jua ka dhënë që kur keni lindur.
Në këtë vijë boshtore të marrëdhënieve ndërkombëtare, shumë pyetje dhe shqetësime janë ngritur kundër mësimeve të fesë Islame. Shumica e kanë keqinterpretuar Islamin duke lejuar dhunë dhe terrorizëm. Ndërsa Xhemati Ahmedia gjithnjë ka shfaqur tolerancë, dashamirësi dhe vëllazëri të vërtetë. Madje ai përhap paqe, dashuri dhe mirëkuptim në ithtarët e feve të ndryshme, por duke besuar fuqimisht në mësimet e Kuranit dhe duke i ndjekur ato. Xhemati mohon krejtësisht dhunën dhe terrorizmin, në çfarëdo lloj forme të jenë apo për çfarëdo lloj arsye të jenë.
Xhemati Ahmedia ofron një paraqitje shumë të qartë të diturisë së Islamit dhe të filozofisë, moralit dhe karakterit shpirtëror të tij, ashtu siç buron nga Kurani i Shenjtë dhe nga praktika e Profetit të Islamit, Muhammedit (paqja e Allahut qoftë mbi të.)
Micheal Macy
Atashe i Kulturës, Ambasada Amerikane në Londër, UK
Unë si student i fesë Islame, vazhdimisht prej 30 viteve deri tani kam ngelur i habitur nga intensiteti i shërbimit që bën pikërisht ky Xhemat, nga traditat, nga niveli i lartë i tolerancës dhe kërkimi i vazhdueshëm për të gjetur kuptimin e njerëzimit. Për të qenë njeri do të thotë të jesh duke shërbyer, dhe unë mendoj se kjo pikëpamje është paraqitur në mënyrë kaq dramatike nga mesazhi i këtij Xhemati.
Stephane Dion
Kryetar i Partisë Liberale, Kanada
Por në besimin e Xhematit Mysliman Ahmedia ka diçka goditëse dhe që të lë mbresë. Ju mësoni ndjekësit tuaj që besnikëria ndaj atdheut tënd është një pjesë e fesë tënde. Ahmadianët janë krenarë nga fakti se kudo që shkojnë, ata tregohen qytetarë besnikë ndaj atij shteti ku jetojnë.
El-Haxh Noorudin Usman Jaan
Ish-ministër i Shërbimeve Sociale, i të Rinjve dhe i Sportit
Kryetar i Partisë Publike të Sierra Leones
Si do të ishte bota nëse nuk do të ishte Xhemati Ahmedia? Për sa i përket Islamit, do të ishte një boshllëk shumë shumë i madh,saqë në të vërtetë nuk mund të imagjinohej as për të menduar për impaktin që do të bënte mungesa e tij në shoqëri.
Greg Sorbara
MPP/Ministër i Financave i Kanadasë
Forca dhe angazhimi juaj në besimin tuaj forcon besimin e të gjithëve në Kanada, në të gjitha fetë dhe praktikat tona shpirtërore.
Jeremy Hunt
Deputet i Kuvendit të Britanisë së Madhe, Sekretar i Dytë i Shtetit për Kulturën, Median dhe Sportin
Interpretimi juaj i xhihadit gjithmonë ka qenë në kundërshtim të rreptë me “ekstremistët” e pa dëshiruar.
Stephen Harper
Kryeministër i Kanadasë
Ne e përgëzojmë Shkëlqesinë e tij, në mënyrë të veçantë për të hedhur poshtë mendimin e atyre që justifikojnë dhunë në përhapjen e fesë. Si do që të përkufizojmë Zotin, është gabim të vrasësh me emrin e Tij.
Elizabeth Howlett
Anëtare e Asamblesë së Londrës së Madhe
Kam admirim dhe respekt shumë të madh për punën që bën Xhemati Mysliman Ahmadia në mbarë botën, për stimulimin e paqes dhe mirëkuptimit, thjeshtë jo vetëm me gojë, por edhe duke e treguar si shembull të mënyrës së jetesës dhe duke dhënë një model të mirësjelljes mbresëlënëse, të besimit të pamohueshëm në Zotin e Madhëruar dhe një model të paqes dhe tolerancës.
Susan Kramer
Deputete e Kuvendit të Britanisë së Madhe
Unë vetëm do të doja që të ishin këtu më shumë njerëz për ta dëshmuar këtë fytyrë të Islamit, për ta kuptuar pasqyrimin e asaj feje të madhëruar prej këtij Xhemati. Dhe unë shpresoj se në të ardhmen ju do të jeni ata që do të përfaqësojnë fytyrën e Islamit, dashurisë, tolerancës, vëllazërisë dhe të miqësisë. Puna që ju bëni në këtë Xhemat, çdo ditë, na lë të shpresojmë që çdokush tjetër të hapë sytë për të parë të vërtetën, drejtësinë dhe dhembshurinë që ju i sillni shoqërisë sonë.
Hirësia e tij, Hazret Mirza Masroor Ahmadi, udhëheqësi i tanishëm i Xhematit vazhdon të bëjë përpjekje për të bashkuar popuj nga fetë dhe kulturat e ndryshme, duke nxitur bashkëbisedë-ndërfetare dhe liri fetare. Ai ka udhëtuar shumë, për të përhapur mesazhin e paqes dhe për t’i sjellë ndër mend çdokujt që t’i respektojë të drejtat e njerëzve. Gjatë udhëtimeve të tij, Hirësia e tij ka takuar liderët e botës si në Lindjen e Largët ashtu edhe në Evropë, në Amerikën Veriore dhe gjithashtu në Afrikë, për të diskutuar problemet që po përballet bota sot, qoftë shoqërore, qoftë ekonomike apo politike. Gjithashtu, ai synon të krijojë paqe dhe drejtësi në këtë botë.
Ai gjithashtu ka takuar prijës të feve apo komuniteteve të ndryshme, për të ndarë me ta vlerat unike, idetë thelbësore që janë të njëjta në çdo fe dhe që ngrenë statusin moral të njerëzimit duke krijuar një atmosferë të dashurisë dhe dhembshurisë. Ai, me dhembshuri të plotë, dëgjon çdo njeri të thjeshtë, qoftë të vogël qoftë të madh, pa bërë dallim racën, ngjyrën apo fenë e tij. Ai personalisht ka nisur projekte shoqërore dhe plane për ta eliminuar varfërinë dhe vuajtjet njerëzore. Ai nuk interesohet vetëm për mirëqenien dhe statusin moral të anëtarëve të Xhematit Mysliman Ahmedia, por gjithashtu përpiqet për të pakësuar vuajtjet e tërë njerëzimit. Xhemati Mysliman Ahmedia njeh vetëm atë Islam, që është Islami i dashurisë dhe dhembshurisë dhe që jep mesazhin e vërtetë të paqes dhe të sigurisë.
Richard Caborn
Deputet i Kuvendit të Britanisë së Madhe
Është kënaqësi që të jesh i lidhur me këtë Xhemat dhe me këtë fe që thotë “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”. Unë mendoj se nëse ne do t’i kushtojmë vëmendjen kësaj (thënieje), në të vërtetë kjo do të ndikojë në të gjitha çështjet e botës së sotme.
Don Morgan
Ministër i Drejtësisë dhe Përfaqësues Ligjor dhe Anëtar i Legjislativit për Saskatoon
Xhemati Mysliman Ahmedia ka qenë një lider në përhapjen e paqes dhe bashkëpunimit midis komuniteteve. I themeluar në 190 vende të botës, Xhemati Mysliman Ahmedia vazhdon të predikojë për paqen dhe tolerancën edhe në ato pjesë të botës ku anëtarët e këtij Xhemati keqtrajtohen për shkak të besimit të tyre.
Stephen Harper
Kryeministër i Kanadasë
Por, kjo nuk është çudi për askënd, të nderuar miq dhe mikesha, për ata që e njohin këtë Xhemat, ahmadianët janë të famshëm në mbarë botën për devotshmërinë që kanë ndaj paqes, vëllazërisë universale dhe pëlqimit të Zotit, që janë parime themelore të Islamit të vërtetë.
Jack Straw
Këshilltar i Parë dhe Sekretar i Shtetit për Drejtësinë, Angli
Çdokush prej nesh, pavarësisht nga spektri politik që i përkasim, përgëzon fort punën e Xhematit Mysliman Ahmedia që ai bën këtu në Angli dhe në të gjithë botën.
Vijay Kumar Chopra
Sipërmarrës i Medias dhe Kryeredaktor i tri gazetave të Indisë
Në këto rrethana, duke parë ngjarjet siç po ndodhin sot në botë, sidomos ajo që ndodhi në Londër në vitin 2001, e vetmja shpresë që kemi është pikërisht nga njerëzit si ju, që po dalin përpara për ta mbushur boshllëkun që është krijuar sot midis njerëzve dhe për ta shpëtuar botën nga këto probleme.
Jeremy Hunt
Deputet i Kuvendit të Britanisë së Madhe, Sekretar i Dytë i Shtetit për Kulturën, Median dhe Sportin
Ju gjithashtu jeni si fener, sepse ju na mësoni ne të gjithëve që duhet të kërkojmë zgjidhjen e problemeve të sotme me anë të një rizbulimi të anës shpirtërore si dhe materiale të jetës sonë.
Lord Eric Avebury
Zëdhënës i Punëve të Jashtme dhe i Commonwealth-it
Le të marrim një vendim! Le të marrim vendimin për të përhapur mesazhin e paqes dhe të vëllazërisë, i cili është mesazhi juaj për njerëzimin që popujt e feve të ndryshme të mos grinden me njëri-tjetrin, por ta pranojnë dhe ta tolerojnë njëri-tjetrin dhe të jetojnë bashkë në atë mënyrë vëllazërore e paqësore, e cila është esenca e fesë tuaj.
- Paraqitje
- Argumente për vdekjen e Isait alejhiselam
- Shenjat e ardhjes së Mesihut të Premtuar dhe të Imam Mehdiut
- Mesihu i Premtuar dhe Imam Mehdiu (as)
- Rivendosja e Kalifatit
- Xhemati Ahmedia dhe përpjekjet e tij për vendosjen e paqes në botë
- Persekutimi i Xhematit Ahmedia
- Historia e Xhematit Musliman Ahmedia



