Shërbimet e Xhematit Musliman Ahmedia ndaj Islamit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Shërbimet e Xhematit Musliman Ahmedia ndaj Islamit

Ndryshimi është dukuri e pandashme e jetës. Çdo gjë që ekziston në gjithësi i nënshtrohet këtij procesi të pandërprerë. Qytetet, perandoritë, kështjellat, tempujt dhe kulturat etj nga periudha e tyre të lulëzimit dhe zhvillimit, kalojnë në rënie dhe disfatë. Ato që dikur vlerësoheshin si mrekullitë e botës, sot janë rrënuar, dhe rrëfejnë vetëm madhështinë e së kaluarës. I njëjti fat kanë pësuar edhe religjionet dhe kulturat fetare, të cilat me kalimin e kohës, kanë humbur integritetin dhe ndikimin e tyre te njerëzit.

Feja Islame, përmes së cilës Zoti kishte përsosur mesazhin e Tij, gjithashtu pësoi momente të dhimbshme dhe të vështira. Në fakt Zoti e kishte njoftuar Profetin e Islamit Muhammedin s.a.v.s. për belatë e ndryshme që do të mbërthenin botën myslimane. Ai fije për fije përshkroi rrjedhjen e ngjarjeve që do të kulmonin me ardhjen e Imam Mehdiut.

Profeti s.a.v.s. kishte njoftuar:

يوشك أن يأتي على الناس زمان لا يبقى من الإسلام إلا اسمه ، ولا يبقى من القرآن إلا رسمه ، مساجدهم عامرة وهي خراب من الهدى ، علماؤهم شر مَن تحت أديم السماء ، مِن عندهم تخرج الفتنة وفيهم تعود

d.m.th. së shpejti do të vijë koha kur Islamit nuk do t’i mbetet asgjë përveç emrit të tij, ndërsa Kuranit nuk do t’i mbetet asgjë përveç shkrimit. Xhamitë e tyre do të duken të populluara, por në fakt do të jenë të zbrazëta nga udhëzimi. Dijetarët e tyre do të jenë më tinëzar nën kupën e qiellit. Prej tyre do të burojnë ngatërresat dhe tek ata do të kthehen.

[El-kamil nga Ibni Edi 4/227, Shabul Iman nga Bejhki 318-3/317]

“لَيَأْتِيَنّ عَلَى أُمّتِي مَا أَتَى عَلَى بَنِي إِسْرَائِيلَ حَذْوَ النّعْلِ بِالنّعْلِ حَتّى إِنْ كَانَ مِنْهُمْ مَنْ أَتَى أُمّهُ عَلاَنِيَةً لَكَانَ فِي أُمّتِي مَنْ يَصْنَعُ ذَلِكَ وَإِنّ بَنِي إِسْرَائِيلَ تَفَرّقَتْ عَلَى ثِنْتَيْنِ وَسَبْعِينَ مِلّةً، وَتَفْتَرِقُ أُمّتِي عَلَى ثَلاَثٍ وَسَبْعِينَ مِلّةً كُلّهُمْ فِي النّارِ إِلاّ مِلّةً وَاحِدَةً، قَالَ ومَنْ هِيَ يَا رَسُولَ الله؟ قَالَ: مَا أَنَا عَلَيْهِ وَأَصْحَابِي”.

Abdullah bin Umr r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë që umeti im do të përballet me të njëjtat rrethanat, me të cilat ishin përballur bijtë e Izraelit. Ata do t’u ngjajnë atyre sikur një shuall i ngjan tjetrit… Sigurisht nëse bijtë e Izraelit ishin përçarë në 72 grupe, umeti im do të përçahet në 73 grupe. Secili prej tyre do të jetë në zjarr përveç njërit. U tha: O i Dërguar i Allahut! Kush do të jetë ai? Ai iu përgjigj: i cili më ndjek mua dhe sahabët e mi.

[Tirmidhiu, libri i besimit, Ibni Maxha, kitabul fiten]

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. gjithashtu njoftoi për ardhjen e Imam Mehdiut, i cili do t’i risillte Islamit madhështinë e tij. Në një hadith rrëfehet se ai ka thënë që edhe nëse besimi do të ngrihet deri në plejadë, atëherë dikush nga jo-arabët do ta rimarrë atë.

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ عَنْ ثَوْرٍ عَنْ أَبِي الْغَيْثِ عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ أَنَّهُ قَالَ كُنَّا جُلُوسًا عِنْدَ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ إِذْ نَزَلَتْ عَلَيْهِ سُورَةُ الْجُمُعَةِ فَلَمَّا قَرَأَ { وَآخَرِينَ مِنْهُمْ لَمَّا يَلْحَقُوا بِهِمْ }قَالَ مَنْ هَؤُلَاءِ يَا رَسُولَ اللَّهِ فَلَمْ يُرَاجِعْهُ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ حَتَّى سَأَلَهُ مَرَّةً أَوْ مَرَّتَيْنِ أَوْ ثَلَاثًا وَفِينَا سَلْمَانُ الْفَارِسِيُّ قَالَ فَوَضَعَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَدَهُ عَلَى سَلْمَانَ وَقَالَ لَوْ كَانَ الْإِيمَانُ عِنْدَ الثُّرَيَّا لَنَالَهُ رِجَالٌ مِنْ هَؤُلَاءِ .

[Musned Ahmedi hadith nr. 9038, Buhariu, hadith nr. 4518, Muslimi hadith nr. 4619]

Ndërsa në një hadith tjetër, ai ka thënë:

أَنَّ أَبَا هُرَيْرَةَ ، قَالَ : قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ : ” كَيْفَ أَنْتُمْ إِذَا نَزَلَ ابْنُ مَرْيَمَ فِيكُمْ ، وَإِمَامُكُمْ مِنْكُمْ ؟ ” .]

d.m.th. si do të jetë gjendja juaj, kur do të zbresë Isai biri i Merjemes në mesin tuaj dhe ai do të jetë imami juaj prej jush.

Pra, këto hadithe që lajmërojnë për nisjen e një epoke të re për Islamin, kërkonin edhe kushtet optimale. Njëqind vjet përpara Islami po përballej pikërisht me një situatë të tillë. Disfatat në arenën politike kishin tkurrur aspiratat e vendeve myslimane, ndërsa duke neglizhuar arsimin dhe shkencën, myslimanët kishin mbetur shekuj mbrapa vendeve Perëndimore. Fitoren dhe famën e tyre ata ndërronin në riardhjen e Isait alejhiselam, i cili duke shpallur luftë të përgjakshme kundër popujve jomysliman, do ti kthente ata në fenë Islame. Jo vetëm kaq, madje duke interpretuar xhihadin sipas interesave të tyre, ata i hapën shteg dhunës në emër të fesë. Në një kohë, kur filozofia dhe shkenca kishin tronditur besimin e popujve në mbarë botën, dijetarët sulmonin njëri-tjetrin për çështjet pothuaj banale, gjë që kishte rezultuar në ndarjen e myslimanëve në më shumë se 73 grupe. E gjithë kjo situatë kërkonte ndërhyrjen e Zotit që anija e Islamit të dilte nga ujëra të turbullta dhe ky karvan të vazhdonte udhën e tij vrullshëm ashtu siç e kishte nisur Profet Muhammedi s.a.v.s.

Qe pikërisht kjo gjendje kur para njëqind e tridhjetë vjetësh, dikush në Indi lëshoi këtë thirrje:

“… ai që duhet të vinte nga Zoti në krye të këtij shekulli për të ripërtërirë besimin jam unë, me qëllim që ta rivendos atë besim që ishte zhdukur nga bota, dhe duke fituar fuqinë nga Zoti, dhe po me forcën tërheqëse të Tij, të ftoj botën ndaj reformës, devotshmërisë dhe drejtësisë dhe t’u ndreq gabimet në bindje dhe veprim. … pastaj Zoti përmes shpalljes së Tij më shkoqiti qartë që Mesihu i cili ishte premtuar për këtë umet që prej fillimit dhe Mehdiu i fundit i cili në kohën e dobësisë së Islamit dhe përhapjes së injorancës, do të udhëzohej drejt nga Zoti dhe do të parashtrojë sërish sofrën hyjnore para njerëzve, lajmin e të cilit kishte dhënë vetë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. para një mijë e treqind vjetësh, jam unë.

[Tedhkiratush- shihadetejn f. 201]

Ky ishte zëri i Hazret Mirza Ghulam Ahmedit i cili themeloi Xhematin Musliman Ahmedia, qëllimi i vetëm i të cilit ishte ripërtëritja dhe përhapja e Islamit. Pra, kur myslimanët do të linin në harresë porositë e Kuranit, dhe mendimet e tyre do të shtronin si parimet e Islamit, atëherë për mbështetjen dhe udhëheqjen e tyre Zoti do të dërgonte Imam Mehdiun i cili sipas fjalëve të Profetit s.a.v.s. یحی الدین و یقیم الشریعﺔ do të rngjallte besimin dhe vendoste sheriatin.

Ahmediati është përmbushja e premtimeve të Zotit. Ahmedijati nuk ka sjellë asgjë jashtë Islamit, por ka sjellë vetëm Islamin e vërtetë. Ai i ka dhënë botës Zotin e gjallë, Profetin e gjallë dhe librin e gjallë të Islamit, dhe gjithçka që i nevojitej kohës.

Besimi në Zot përbën bazën dhe bërthamën e fesë, pa të cilën humbet esenca e saj. Zoti sipas Islamit është i Gjallë dhe i Plotfuqishëm i Cili u përgjigjet lutjeve të robërve të Tij. Por kur myslimanët pësuan rënie në besimin dhe sjelljen e tyre, atëherë ata duke harruar porositë e Kuranit, filluan të mohonin edhe shpalljen dhe komunikimin e Zotit dhe thanë se Zoti as nuk e as nuk përgjigjet. Atëherë Mesihu i Premtuar alejhiselam deklaroi fuqishëm që asnjë nga atributet e Zotit kurrë nuk mund të shfuqizohet, madje Zoti dëgjon dhe flet sikur ka folur përpara. Ai deklaroi:

“Feja e gjallë është ajo që na çon te Zoti i gjallë. … andaj unë ju jap këtë sihariq që Zoti i tillë është i Islamit.”

Mesih i Premtuar alejhiselam jo vetëm që kallëzoi qindra mijëra raste, kur ai mori shpallje nga Zoti, por përgatiti një xhemat të çiltër, anëtarët e të cilit vërtetuan këtë fakt çdo ditë në jetën e tyre. Unë dua të citoj vetëm një rast. Një herë Molvi Muhammed Khan sahib r.a. i cili kishte pranuar Mesihun e Premtuar alejhiselam u pyet nga kadiu i atij vendi, se për ç’arsye ai kishte pranuar Mirza Ghulam Ahmedin? Përgjigjja e tij vlen të dëgjohet me vëmendje. Ai tha:

“I nderuar zotëri! Në fakt, unë kisha humbur Zotin tim. Unë e kërkoja në çdo fe, dhe secila më printe drejt tregimeve të vjetra. Unë e pyesja secilin: A Zoti folka akoma? Ata më thoshin: jo, jo. Nuk flet më. Unë shkova te secili nga 72 grupet e myslimanëve, por edhe ata m’u përgjigjën që pas Muhammedit s.a.v.s. Zoti nuk komunikon më. Dera e shpalljes tashmë është mbyllur. Kjo më shtyu për të nxjerrë përfundimin se Zoti nuk qenka realitet, por është vetëm një filozofi që bazohet mbi përralla të vjetra. Po të ekzistonte Zoti, Ai do të ishte burim i të gjitha atributeve të mira, dhe asnjë prej tyre nuk do të ishte e shfuqizuar. Si vallë Zoti që fliste përpara, tashmë ka pushuar së foluri. Unë gati do të bëhesha ateist, sa dikush më kapi përdore, duke ma hedhur dorën e tij mbi supe, më tha me dashamirësi “O Muhamed Iljas! Çfarë ke? Pse je i mërzitur? Unë i thashë: Unë kam mësuar realitetin e Zotit. Ai është veç filozofi, jo në realitet. Sepse secilindo të pyes, më përgjigjet : Zoti përpara fliste me robër të Tij, ndërsa tani jo. Ai që më kapi përdore ishte Mirza Ghulam Ahmedi. Ai më tha: Eja që të tregoj se Zoti flet edhe sot, por me kusht që të lidhesh me mua, sepse unë jam Mesih dhe Mehdi po prej Zotit. … Unë betohem për Atë Zot, që Zoti i Mirza Ghulam Ahmedit komunikon edhe me mua. Unë ju pyes, a ka njeri këtu që mund të deklarojë se Zoti flet me të? E gjithë turma ra në heshtje dhe askush nuk guxoi ta thyente atë. Kur ai nuk mori asnjë përgjigje, atëherë tha: Çfarë të bëj me atë Islam që është molepsur vetëm nga ritualet dhe bidatet, dhe ku nuk flet Zoti? Pse të mos pranoj Islamin e Mirza GHulam Ahmedit, i cili është Islam i vërtetë, që të prin drejt Zotit, i Cili të bekon me fjalë të dhembshura dhe të dashura.”

[Hajat-i-Iljas, nga Abdus Selam Khan, f. 118]

Pra, Ahmedijati solli Islamin e vërtetë dhe paraqiti shembuj të shkëlqyer të këtij mesazhi jetëdhënës. Poet i famshëm dhe idealist i njohur i botës myslimane, Ikbal shkruan:

“Shembulli më i pastër i jetës myslimane në Penxhab është shfaqur përmes kësaj bashkësie që quhet Kadijani.”

KURANI I MADHËRISHËM

Kurani është dhuntia e Zotit ndaj myslimanëve. Është thesar i urtësisë dhe njohurisë shpirtërore dhe udhëzim për mbarë njerëzimin. Por, fatkeqësisht ai ishte kthyer vetëm në një libër që përmbante disa tregime të vjetra. Disa vlerësuan fjalët e Profetit s.a.v.s. mbi fjalët e Kuranit, ndërsa disa hidhnin idetë e ajeteve të shfuqizuara në Kuran. Në një kohë kur filozofia zbehte fuqishëm ndikimin e Kuranit, Mesihu i Premtuar alejhiselam parashtroi botëkuptime të reja të Kuranit që jo vetëm se u përgjigjeshin nevojave të epokës moderne, por u hapnin horizonte të reja thellësisë së Kuranit. Mesihu i Premtuar alejhiselam deklaron:

“Rrugët e shpëtimit të vërtetë i çeli Kurani, dhe gjithë të tjerët janë nën hijen e tij. Andaj lexoni Kuranin me përqendrim dhe duajeni fort.”

[Rruhani Khezain, Londër 1984, vëll. 19, Kashti Nuh, f. 28]

Sot Xhemati Musliman Ahmedia është angazhuar në përhapjen e Kuranit në të gjitha vendet e botës. Ai ka botuar Kuranin e Madhërishëm në më shumë se 60 gjuhë të botës, ndërsa mesazhin e Kuranit në më shumë se 100 gjuhë. Pas ngjarjeve të 11 shtatorit, kur disa ashtuquajtur myslimanë iu referuan Kuranit për aktet e tyre barbare dhe çnjerëzore, atëherë kjo ngjalli një interesim të veçantë për islamin dhe Kuranit. Xhemati shfrytëzoi këtë interesim duke shtjelluar me argumente bindëse të gjitha keqkuptime që lidheshin me çështjet siç Xhihadi, luftërat fetare dhe toleranca etj. Në korrik 2010, kur deklaratat e pastorit Terri Xhons ndezën protesta masive në vendet myslimane dhe vrasjet e jo-muslimanëve, xhemati Musliman Ahmedia iu kundërpërgjigj duke promovuar botërisht vlerat dhe mësimet e Kuranit. U organizuan ekspozitat, seminaret, diskutimet dhe takimet për të përcjellë mesazhin e vërtetë të Kuranit. Shumëkush kur u ndeshën me këtë realitet, pranuan që nëse ky është Kuran, atëherë sigurisht nuk kishim asnjë dijeni për këtë libër të mrekullueshëm.

KALIFATI

Kur dikush e kishte pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. se kush ishte grup i shpëtuar prej 73 grupeve të Islamit. Ai ishte përgjigjur me dy fjalë و ھی الجماعۃ d.m.th. të jetë një xhemat, një bashkësi e unifikuar nën drejtimin e një imami. Nëse sot ekzistuaka ndonjë grup që përputhet me këto tipare, është vetëm Xhemati Musliman Ahmedia, të cilin Zoti e ka bekuar me sistemin e Kalifatit. Nën drejtimin e kalifatit, çdo anëtar i këtij xhemati i nënshtrohet xhihadit të reformës shpirtërore, përhapjes së Islamit, edukimit të brezave të ardhshëm dhe sakrificave vetëmohuese për hir të njerëzimit. Sot botës muslimane i mungon ndjeshëm një lidership dinjitoz, i cili mund të bashkonte dhe udhëhiqte umetin musliman në hullitë e Kuranit. Kjo udhëheqje dinjitoze shpirtërore, dhe ky sistem i përkryer administrativ, reformativ dhe shpirtëror gjendet vetëm në këtë xhemat, gjë që dëshmon se çdo përpjekje njerëzore do të dështojë dhe çdo prototip i liderëve do të jetë zhgënjyes.

Bota po përballet me rreziqe të mëdha. Në një anë pranvera arabe ka thelluar krizat politike, kurse në anën tjetër korrupsioni i hapur dhe ndarja e padrejtë e pasurisë shtetërore po detyron të rinjtë dhe rejat afrikane të udhëtojnë në kushtet mizerabël drejt tokës së ëndrrave të tyre. Fuqitë e mëdha nuk po përmbushin detyrën e tyre, përkundrazi ndjekin interesat e tyre. Nëse dikush sot po u bën thirrje të fuqishme liderëve botëror për drejtësi, barazi, liri dhe paqe, atëherë padyshim, ai është kryetar i Xhematit Musliman Ahmedia i cili denjësisht luan rolin e tij si kalif i myslimanëve. Nëse në një anë shikojmë veprimet e papërgjegjshme të liderëve muslimanë që nxisin vetëm urrejtje dhe mosmarrëveshje, në xhematin Musliman Ahmedia shohim përpjekje të sinqerta për përhapjen e Islamit, për vendosjen e paqes, për mirëkuptim dhe dialog dhe e gjithë kjo nën drejtimin e prijësit të tij, Kalif i myslimanëve. Nga Kongresi Amerikan, te parlamenti Eurpoean, nga foltorja e parlamentit britanik deri në platformat më të rëndësishme botërore, Kalifi i Xhematit po përpiqet të përcjellë porosi të çmuara të Islamit.

Mesihu i Premtuar alejhiselam shkruan:

“Shikoni, po afrohet ajo kohë, madje është shumë afër kur Zoti do të zgjerojë pranimin e këtij xhemati, dhe ai do të përhapet nga Lindje deri në Perëndim dhe nga Veriu deri në Jug, madje nga Islami do të nënkuptohet vetëm ky xhemat. Këto nuk janë fjalë të njeriut, por është shpallja e atij Zoti, të Cilin nuk e pengon asgjë.”

[Tuhfa Golarvija, Rruhani Khezain vëll. 17, f. 182]

Çdo ditë që gdhin, pasqyron rritje të pandalshme të Xhematit, dhe shënjon shenjat e fitores së Islamit. Karvani i xhematit, që u nis me 40 veta, sot në gjirin e tij mban miliona shpirtra të devotshëm. Nuk ka asnjë vend të botës, ku nuk gjenden degët e kësaj peme. Çdo popull po shuan etjen e tij përmes këtij burimi, dhe është i vendosur në shërbimet vetëmohuese për njerëzimin. Merita për të ndërtuar mijëra e mijëra xhami, prej të cilave ngrihen zërat e dashurisë dhe mirëkuptimit, i takon vetëm këtij xhemati. E vërteta është që çdo ditë që gdhin përcjell mesazhin e progresit. Mesih i Premtuar deklaron bindshëm të ardhmen e shkëlqyer të këtij xhemati. Ai thotë:

“ O njerëz! Dëgjojeni këtë profeci, sepse është prej Atij i Cili ka krijuar tokë dhe qiell. Ai do të përhapë xhematin e Tij në të gjitha vendet e botës dhe do t’i bëjë ata mbizotërues mbi të gjithë në argument dhe arsyetim. Po afrohen ato ditë, madje janë shumë afër kur do të mbetet vetëm kjo fe, e cila do të kujtohet me nderim. Zoti do të bekojë jashtëzakonisht shumë këtë xhemat, dhe do të çojë në disfatë secilin që synon shkatërrimin e tij. Ky mbizotërim do të vazhdojë derisa vjen Kijameti. Unë kam ardhur vetëm për të mbjellë një farë, kështu që kjo farë u mboll përmes dorës sime, ndërsa tani ajo do të rritet, dhe do të lulëzohet, dhe nuk ka askush që ta pengojë atë.”

[Tadhkiratul shehadetain, Rruhani Khezain, vëll. 20, f. 66]

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp