Xhemati Musliman Ahmedia

Xhemati Musliman Ahmedia nuk është një fe e re por është një bashkësi muslimane që synon ripërtëritjen e fesë Islame. Ky Xhemat është themeluar nga Hazret Mirza Ghulam Ahmedi i Kadijanit (1835-1908) në Indi, në vitin 1889. Sot ky Xhemat gjendet në më shumë se 200 vende të botës me dhjetëra miliona anëtarë. Ahmedianët besojnë në të gjitha parimet e Islamit. Ata besojnë në Profetin Muhammed s.a.v.s, në Kuranin Famëlartë dhe të gjitha dispozitat që burojnë prej tyre. Megjithatë, ata dallohen nga grupe të tjera muslimane në botëkuptimin e disa profecive që lidhen me ditët e vona, në veçanti me çështjen e riardhjes së Isait a.s.

Ndryshe nga besimi i muslimanëve të tjerë, që Isai a.s. është ende i gjallë dhe do të rikthehet në tokë nga qielli për mbizotërimin e fesë Islame, ahmedianët besojnë se profeti Isa a.s. ka ndërruar jetë si çdo profet tjetër dhe profecia për riardhjen e tij nënkupton ardhjen e një personi ndër ndjekësit e Muhammedit s.a.v.s, i cili sipas profecive, do t’i jepte fund luftës e gjakderdhjes fetare dhe do të rivendoste moralin, drejtësinë dhe paqen. Ai gjithashtu do të largonte keqkuptimet rreth Islamit duke paraqitur mësime të bukura dhe argumente bindëse nga Kurani dhe do të afronte njerëzit te Krijuesi i tyre përmes rrugës së Islamit. Sipas ahmedianëve, të gjitha këto profeci u përmbushën në personin e Mirza Ghulam Ahmedit, i cili pohoi se është Mesihu i Premtuar dhe Imam Mehdiu dhe Reformatori i pritur i ditëve të vona, për ardhjen e të cilit parashikojnë edhe fetë e tjera kryesore.

Gjatë jetës së tij, Ahmedi a.s. shkroi më shumë se 90 libra, në të cilët duke larguar të gjitha dyshimet e keqkuptimet rreth fesë Islame, ai paraqiti mësimet e bukura të Kuranit në një mënyrë që i përgjigjet njeriut të sotëm. Ndër veprat e tij fenomenale, shquhen “Berahin-e-Ahmedia” dhe “Filozofia e mësimeve të Islamit” që kanë shkaktuar jehonë në të kuptuarit e Islamit. Ai hodhi poshtë përdorimin e çfarëdolloj dhune në çështjet fetare. Ai tregoi se xhihadi apo lufta fetare, nuk lejohet në kushtet e sotme ku nuk u mungon muslimanëve liria fetare në asnjë vend të botës. Ndërsa muslimanët duhet të praktikojnë një xhihad paqësor e intelektual me anë të pendës për ta mbrojtur Islamin nga akuzat e keqkuptimet dhe për t’i siguruar epërsinë mbi fe të tjera.

Xhemati Musliman Ahmedia është i vetmi xhemat në Islam që gëzon sistemin e Kalifatit, sistemi ky u vendos pas vdekjes së Ahmedit a.s.. Deri më tani pesë Kalifët e tij, njëri pas tjetrit e udhëhoqën Xhematin dhe u angazhuan tërësisht në përmbushjen e misionit të përhapjes së Islamit. Sot, nën udhëheqjen e Kalifit të pestë Hazret Mirza Masroor Ahmed, ky Xhemat gjendet në më shumë se 200 vende të botës, ka botuar Kuranin në më shumë se 60 gjuhë të botës, ka ndërtuar mbi 1500 xhami, 500 shkolla dhe 30 spitale anë mbanë botës. Tashmë Xhemati transmeton mesazhin e tij në gjuhë të ndryshme të botës përmes tri kanaleve satelitore, si dhe nëpërmjet internetit. Xhemati gjithashtu ka një organizatë humanitare Humanity First, i cili kontribuon në përmirësimin e kushteve jetese dhe ofron ndihmat në çdo rast fatkeqësie, sidomos në vendet e varfra. 

Për shkak të besimit të tyre, ahmedianët përballen me persekutime dhe përndjekje në vendet muslimane si Pakistani, Indonezia, vendet arabe etj. Që nga 1974 qeveria pakistaneze, si dhe Liga Islame kanë shpallur se ahmedianët nuk janë muslimanë, edhe pse ahmedianët e kontestojnë këtë vendim. Shpesh në vende si Pakistani, Bangladeshi dhe Indonezia etj ahmedianët vriten, xhamitë e tyre shkatërrohen dhe pronat e tyre grabiten apo digjen nga ekstremistët. Në maj të 2010-ës, u vranë më shumë se 85 ahmedianë në sulmet terroriste mbi xhamitë e tyre në Pakistan. Ahmedianët kudo në botë njihen për besnikërinë, respektin ndaj ligjit dhe për sjelljen e tyre paqësore. Motoja e tyre është bërë shpresë dhe frymëzim për një botë paqësore dhe një të ardhme të ndritur:

Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd

Information about Islam

Islam is the religion that represents the pinnacle of religious evolution.

muhammad 17



Muhammadsaw, a Messenger of God and Seal of the Prophets »

Information about Ahmadiyyat

The revival of Islam prophesied to unite mankind in the Latter Days.

hadhrat mirza ghulam ahmadi qadiani 02



The promised Messiah and Mahdi, Hadhrat Mirza Ghulam Ahmadas Qadiani »

Information about Khilafat

After Prophethood, Khilafat is the most important Institution in Islam.

hadhrat mirza masroor ahmad aba 13



Hadhrat Mirza Masroor Ahmadaba »
The Champion of Peace and Defender of Islam